Romani i parë i shkrimtarit të mirënjohur Aleksandër Dyma (ati), një nga klasikët më të lexuar dhe përkthyer francezë, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, përkthyer mjeshtërisht nga Nonda Varfi.
"Polina", botim i vitit 1838 në Francë, na sjell edhe një herë madhështinë e romaneve klasike, ai lloj romani i papërsëritshëm dhe që ka tërhequr dhe vazhdon e tërheq edhe sot mijëra lexues.
Një përrallë magjepsëse e dashurisë dhe aventurës me intriga dhe sekrete! A.K./TemA
Aleksander Dyma i jati apo Aleksander Dyma i biri.Te dy shkrimtare kane qene.
Aleksandër Dumas i jati.
Pse, librat ne Shqiperi shiten per te lexuar? Çudi! Ato i blejne ne librari, ne qoshe te rrugeve si aksesore zbukurimimi dhe kulture.
“ Konti i Monte Kristos “, është një kryevepër! Aleksandër Dumas fils( i biri), është i njohur për librin; Madame Kamelia.