Netflix surprizon fansat, “Peaky Blinders” rikthehet me një film

5 Qershor 2024, 11:33Kulturë TEMA
Netflix surprizon fansat, “Peaky Blinders” rikthehet me një

“Peaky Blinders” rikthehet sërish në Netflix, kësaj radhe me një film, ku protagonist kryesor do të jetë për të dytën herë fituesi i çmimit “Oscar” si aktori më i mirë, Cillian Murphy.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Netflix, që me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar rikthimin e personazhit të njohur Tommy Shelby.

“Duket se Tommy Shelby nuk e ka mbyllur me mua… Është vërtet një kënaqësi të bashkëpunoj dhe njëherë me Steven Knight dhe Tom Harper në versionin film të Peaky Blinders. Kjo shkon për fansat”, ishin fjalët e Cillian Murphy për këtë projekt. A.K./TemA

Lini një Përgjigje