Zef Shoshi ekspozon librat dhe nudot e ndaluara në QKLL

29 Janar 2025, 15:53Kulturë TEMA

Zef Shoshi ekspozon librat dhe nudot e ndaluara në QKLL

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit po mirëpret në mjediset e saj një ekspozitë të veçantë pikture. Krijime të piktores Albana Shoshi, janë ekspozuar, së bashku me dy nudo të rralla të babait të saj, piktorit të madh Zef Shoshi.

Ekspozita duket si një takim brezash, pasi përmban pisazhe, natyra të qeta e tablo të ngrohta, familjare. Njëra prej nudove eshte e vitit të largët 1972, por realizimi në vaj i Zef Shoshit përmban ngjyra të ngrohta dhe një raport të tyre, të përkryer.

Ajo ka nisur si një grafikë në ish-Akademinë e Arteve të Bukura, për të përfunduar në atë tablo të veçantë dhe interesante. Mjedisi është plotësuar dhe më një stendë të vogël librash, në rusisht e shqip, nga fondi I bibliotekës së të madhit Shoshi.

Ajo pjesës e vogël me tituj nga letërsia ruse, në gjuhën origjinale dhe në shqip përmban “Luftën e Paqen” e Tolstoit, një përmbledhje poetike të Pushkinit, të dyja në gjuhën ruse por edhe tregime të Çehovit në italisht, Molierin, poetë latinë etj.

Nuk mund të mungonin në bibliotekën e famshmë edhe librat e Kadaresë, apo për Gjergj Fishtën, si dhe studime mbi etnografinë dhe artin visual shqiptar.

Megjithatë, hapësira ekspozuese shpërfaq gamën gjithë jetë të pikturave të Albana Shoshit, e cila të duket shumë afërt me ngjyrat e krijimtarisë së saj.

Jeshilja e ngrohtë dhe spikatëse alternohet bukur me ngjyat e tjera, në raportet e duhura. Ekspozita, që do të qëndrojë e hapur deri në ditët e fundit të Shkurtit, të emocionon, të afron me botën e ngjyrave të Albana Shoshit.

Në këto krjime shfaqen vetëm figura femrash, duke i shndëruar ato në simbole emancipuese të botës së pasur shpirtërore të krijueses. Peneli i artistes duket sikur flet dhe pershkruan jetën e thjeshtë, argëtuese, plot gjallëri. A.K./TemA