Poeti kombëtar Gjergj Fishta shkoi në një konferencë shkrimtarësh në Romë. Në konferencë merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili në një libër të tij kishte shkruajtur se shqiptarët janë me bisht.
Kur të gjithë u ulën për te filluar konferencën, Fishta ndenji në kembë.
- Zotëri, a nuk keni karrigë? - e pyeti drejtuesi i seancës.
- Karrigën e kam, por nuk ka vrimë ku të fus bishtin, - u pergjigj Fishta.
- Cilin bisht? - e pyeti i habitur drejtuesi i seancës.
- Bishtin që kemi ne shqiptarët për të cilin ka shkruajtur ky shkrimtari sërb, - tha Gjergji duke shenjuar serbin.
- Ju lutem zotëri, mos bëni shaka! - foli përsëri drejtuesi.
- Nuk po bëj aspak shaka, - u përgjigj Fishta, - sepse sërbi, o do të gjejë bishtin shqiptarëve për të cilin ka shkruajtur, o të dalë përjashta i turpëruar.
Shkrimtari sërb nuk e zgjati, por koke uluar me turp, doli nga salla.
Lini një Përgjigje