Bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena Kadare, teksa kujton kolosin letrave shqipe, tregon se si ai çdo krijim e hidhte në letër.
Sipas zonjës Kadare, shkrimtari ruante të gjitha dorëshkrimet, madje kur u vendos në Francë, mori me vete një pjesë të mirë të tyre.
“Në 70 vite krijimtari, ai ka shkruar vetëm me dorë. Ne kishim dorëshkrimet e arkivave të tij kur ikëm për herë të parë në Francë në ’90 dhe që erdhi sigurimi i sekuestroi. Kur u kthyem, na i dha Arkivi. I morëm me vete, ai donte të ruante çdo gjë”, shprehet ajo.
Ismail Kadare do të festonte sot ditëlindjen. Ai njihet për veprimtarinë e bollshme letrare dhe intelektuale si një zërat më të veçantë të mendimit shqip. A.K./TemA
Opo pooo, gjalle eshte kjo? Akoma me "kolosin" e Janulles? Akoma me sigurimsa dhe ne dhè?! Ka marre ndryshe koha; era fryn kunder .