Sot, në atë që do kish qenë ditëlindja e 89 e Ismail Kadare, e bija, Besiana Kadare, shpërndan foton e rrallë me të atin

28 Janar 2025, 21:22Kulturë TEMA

Sot, në atë që do kish qenë ditëlindja e 89 e Ismail

Sot, në ditëlindjen e kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare, Besiana Kadare vajza e tij e vogël ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të nderuar të atin.

Ajo ka postuar një foto të rrallë në rrjetin social ku shkruan “sot do të kish bërë 89 vjeç, hera e parë që vjen ditëlindja e tij dhe babi nuk është më i kësaj bote”.

Ismail Kadare lindi në Gjirokastër për tu bërë më pas një prej shkrimtarëve më të mëdhenj shqiptarë dhe botërorë.

Ai la pas kryevepra si « Gjenerali i ushtrisë së vdekur»; « Kështjella »; “ Kronikë në gur” apo “Dimri i vetmisë së madhe”. Ai do të mbahet mend përgjithmonë. A.K./TemA

2 Komente

  1. L
    Lumi

    Nje komunist ideal per partine per vjershat dhe poezit e te poshterve komunist mbyti motren qe te botonte vjershat per partine Nuk mendoj se eshte aq boteror

    Përgjigjjuni
    1. .
      .......

      Nuk eshte nusja e Janulles kjo?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje