Reportazh: Gjirokastër - Ditëlindja e parë pa gjeniun Kadare

28 Janar 2025, 15:24Kulturë TEMA

Reportazh: Gjirokastër - Ditëlindja e parë pa gjeniun Kadare

Nga Engjëll SERJANI

Sot është ditëlindja e parë që Gjirokastra e përkujton pa gjeniun e saj të gjallë. Ismail Kadare ka lindur në këtë qytet dhe bëri një letërsi të përbotshne. Po të kishte lindur në një qytet tjetër, me siguri që do bëntë një letërsi tjetër. Për një shkrimtar të përmasave planetare si Ismail Kadare dhe për një qyteti unik si Gjirokastra, ku arkitektura flet me një gjuhë ironike, tërëshit të gurtë e me terren tërësisht të aksidentuar, do të kishte patjetër dhe në mënyrë të pashmangëshme një marrdhënie të tillë të ndërthurjes së ekstravagantes dhe aristokratikes. Në shkrimtarinë e Kadaresë, qyteti me personazhe realë, ku në sokakët e tij, lëvizin lirshëm të urtët, të mençurit dhe të marrët, çdo marrdhënie mes binomit Gjirokastër – Kadare merr një kuptim atipik dhe zë vend të veçantë. Pergjithësisht dhe përfundimisht, Ismail Kadare mbetet një pjellë tipike me AND të pastër gjirokastrite. Ndërsa, Gjirokastra për Kadarenë është një mit i prekshëm, por i parrokshëm.
Qyteti nga gjiri i së cilit doli ky gjeni e vigan i Letërsisë Shqipe, sidomos në kontaktet zyrtare me personalitete vendase dhe të huaj, diplomatë, gazetarë, biznesmenëe dhe turistë, ka marrë shumë nga fama e Kadarese. Por, edhe Kadareja ka marrë prej qytetit të lindjes subjektet më të spikatura të krijimtarisë së tij brilante. Pas ikjes së Ismail Kadaresë nga kjo jetë, thotë kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flanur Golemi, boshllëku është gjithmon e më i madh \dhe më i trishtë për Gjirokastrën dhe gjirokastritët. “Gjeni të këtyre përmasave lindin rrallë në jetën e një kombi, ko më të një qyteti. Na ka lënë pas një humnerë shpirtërore, por ne duhet të mësohemi me këtë mungesë se, këtej e tutje, hija e tij do të na ndjekë kudo përmes leximit të letërsisë së krijuar prej penës dhe mendjes”, nënvizon Golemi.
Ai rikujton lidhjen e tij të fuqishmë shpirtërore që Kadare kishtë më vendlindjen. Kadareja dhe vendlindja e tij Gjirokastra, nënvixon kryetari i bashkisë, kanë ruajtur reciprokisht një marrdhënie të pazakontë. Në historinë e letërsisë botërore nuk njihet një autor apo rast tjetër në botë që ta ketë qytetin ku ka lindur objektin dhe subjektin kryesor të krijimtarisë së tij më të përkryer letrare. Kadareja dhe Gjirokastra, janë dy kryevlera të historisë dhe kulturës shqiptare. Pyetja e parë që bëjnë truristët qysh kur hedhin këmbën e parë në sokakët me kalldrëm të Gjirokastrës është: “Ku ndodhet shtëpia e Ismail Kadaresë?” Tashmë është e dëshmuar plotësisht në dhjetra tituj të krijimtarisë së Kadaresë, që lidhja mes qytetit dhe shkrimtarit është, jo vetëm thjesht shpirtërore, por e thellë dhe e brendëshme për të si autor. Natyrisht edhe dhënie – marrje e ndërsjelltë.
Shkrimtari i madh Kadare, me personalitetin e vet kompleks si shkrimtar i shquar, erudit, studiues i pasionuar dhe gjuhëtar-krijues, ka hyrë përjetësisht në panteonin e njerëzve të shquar të Kombit Shqiptar. Bashkëqytetari i Kadarese, kollosi i Gjuhës Shqipe Profesor Eqrem Çabej ka thënë: Kadareja është shkrimtari që Gjirokastra dhe Shqipëria kishin fatin e madh që t'ia falnin Botës.
Jeta dhe krijimtaria e Kadarese ka qënë e lidhur ngushtë me katër qytete të botës së madhe, Gjirokastrën, Tiranën, Moskën dhe Parisin. Deri në moshën 17 vjeç e gjysmë, kur ai ka mbaruar gjimnazin, ka jetuar në qytetin e lindjes, në Gjirokastër. Më tej vijojnë sudimet në Titanë dhe në Moskë. Katër qytete që s’kanë asgjë të përbashkët mes tyre.
Pas rënies së regjimit komunist jetoi për një përiudhë të gjatë në Paris. Por nëse hedh një vështrim të shpejtë në korpusin e tij letrar, duket qartë që Gjirokastra është prioritare në jetën e tij. Qëndrimi metaforik i Kadaresë për qytetin ku lindi shfaqet qysh në fjalitë e para të kryevepërs së tij, në romanit “Kronikë në gur”, kur pohon se “Ishte e vështirë të ishe fëmijë në këtë qytet”! anë lehtësisht të lexueshëm për gjirokastritët episodet, emrat dhe mbiemrat e shumicës së personazheve, por këta personazhe bëhen të afërm edhe për lexuesit që nuk i njohën nga afër për shkak të atmosferës romatike të njerëzve të këtij qyteti.
Studiuesi dhe filologu gjirokastrit Fotaq Malo thotë se rrallë donjë autor tjetër shqiptar ka mundur të japë një galeri kaq të pasur dhe realë personazhesh sa Ismail Kadare. Ndërsa shkrimtari dhe gazetari Thanas Dino, një nga miqtë e hërshëm të rinisë së tij, thotë se “Kur ishë pranë ,e Ismailin ekuilibroheshe. Ai ishte një njeri që i jepte ekuilibër tërë shoqërisë, gjithë vendit. Figurat e mëdha si ai ngjajnë si një orientim nga vertikal nga qilelli dhe nga malet, si ato farat ndiçues në det që orientojnë lundërtarët.
Mjafton ti referohemi tek krijimtaria letrare, për të kuptuar se ky qytet “pushton” atë me subjekte, episode dhe personazhe. Librat e tij në titull, episode dhe personazhe, përfshijnë rreth 60 për qind të kësaj krijimtarie. Fati i madh i tij është se Gjirokastra nuk ka banorë, por ka personazhe, “Natyrisht, thotë vetë Kadareja, është një qytet allasoj, gjysmë i mençur, gjysmë i marrë dhe ndoshta nga kjo kam përfituar ”. Qytetin magjepës e ka ushqyer mirë me ngjarje e personazhe shkrimtarin e shquar dhe këtë gjë e dëshmon fakti që librin e parë i ka shkruar me shije dhe sqimë dhe botuar kur ishte në vitin e tretë të gjimnazit në Gjirokastër, midis viteve 1953 dhe 1954,
Ndonjëherë gjirokastritët cilësohen cinikë. Pse!? Ja si shprehet vetë Kadare për këtë opinion të pa merituar: “Më tepër se cinizëm është një ftohtësi në pamjen e gjërave. Ky qytet është dalluar për njëfarë rezerve, për një farë rezervimi të shfaqjeve të emocionit. E kam shkruar edhe në librat e mi, që Gjirokastra dhe gjirokastritët e mbanin veten për më të mençurit e Shqipërisë dhe besonin se ishin ashtu. Kështu që, kishin një pikëpamje të tyre për botën. Madje njëherë, kur kemi diskutuar, kam shkruar që ato gratë e vjetra, duke pirë kafenë, përdornin dylbitë, shikonin peizazhin dhe kjo quhej kafe me dylbi dhe njëherë u komentua kështu: këto janë gra me pikëpamje”.
Kjo gjë, sipas Kadaresë, ishte e rrallë në Shqipëri për kohën, sepse bëhej fjalë për gratë që kishin qenë vajza, ose gra të vjetra në kohën e Perandorisë Osmane. Gratë me pikëpamje nuk ishin kaq të shpeshta në perandori. Në disa nga romanet e gjirokastritit Ismail, si “Kronikë në Gur”, “Çështje të marrëzisë”, “Qyteti pa reklama”, “Kuklla”, apo "Darka e Gabuar", Kadare guxon dhe sjell personazhe shumë interesantë dhe mjaftë të spikatur, që në pamje të parë ngjajnë si të “paekuilibruar” mendërish. Ndoshta kjo, thotë Kadare, është një emancipim i brendshëm i shkrimtarit që guxon të bëjë humor dhe me vetveten. “Ne në Ballkan, sidomos në Shqipëri, kemi zakon që mburrim fisin. Natyrisht, babai ishte shumë i mirë, mjaft zemërbardhë, shumë i mençur, gjyshi akoma më tepër, gjyshja një engjëll mbi dhe, tezet po ashtu, të gjithë. Asnjëherë nuk e kam bërë këtë glorifikim, gjithmonë kam qenë neutral me familjen time, asnjanës me fisin. Pastaj e kam çuar edhe më tej, më ka pëlqyer kjo gjë”, shprehet Kadare. Pa dyshim që në shkrimtarinë për qytetin uni,k ku marrëzia dhe mënçuria flirtojnë hapur në një terren të aksidentuar, logjika ikën nga realja.
Në prozën e autorit, nënvizon filologu Fotaq Malo, lexuesit gjejnë persona realë dhe historikë gjirokastritë si: Çerçiz Topulli, Enver Hoxha, Andon Z. Çajupi. Gjejmë persona realë të verifikueshëm si: Evlyia Çelebiu, Bilbilenjtë, Thanas Vaja, Pasha Kaurri, Eqerem Çabej, Vasil Laboviti, Musine Kokalari, Dino Çiço, Lame Spiri, Kiço Spiri, e shumë të tjerë. Rrugëtimi në qytetin e tij, Kadare e nis me fëmijërinë, por në kujtesën e tij kanë qenë të arkivuara dhe sistemuar gjatë gjithë jëtës qindra episode dhe personazhe të cilat janë zbuluar dhe rrëfyer prej tij kohë pas kohe dhe jo vetëm në atë pjesë të prozës së tij ku Gjirokastra dhe gjirokastritët kanë qëne në qendër të subjektit. Poetika dhe romantika është thellësisht subjektive, ndërsa mënyra e shkrimit dhe gjykimit nëpër vepën letrare, është të rrëfyerit pa qortuar njeri, pa gjykuar mbi fjalët e sjelljet.
Nga pozicioni i kryetarit të bashkisë, Flamur Golemi thotë se qyteti i Gjirokastrës ka detyrimin, privilegjin dhe nderin e madh për t’i dhënë këtij Gjeniu të letërsisë shqiptare dhe borërore të gjithë dashurinë, mirënjohjen dhe vëmendjen e merituar. Mandej, Golemi shkon edhe më tej. Ai ka menduar që duke shprehur edhe dëshirën e qytetarëve të Gjirokastrës, t’i propozojë Këshillit Bashkiak nisjen e të gjitha procedurave për miratimin sa më të shpejtë të vendimit për ngritjen e një shtatorje të bukur dhe të kuptimtë për gjirokastritin dhe shkrimtarin e shquar të kombit në një nga sheshet kryesore të qytetit ku ai lindi. Natyrisht sipas tij, kjo ndërmarrje e madhe kërkon një analizë dhe studim të thellë për të përcaktuar vendin, formën artistike, pozicionin arkitekturor në raport me krejt ansamblin arkitekturor tradicional. Gjirokastra e Kadaresë dhe Kadareja i Gjirokastrës, ky binom është ndjerë e ngjizur shumë më herët se kur Kadare u bë një emër i përvetshëm dhe i përbotshëm. Ky binom vlerash ka ushqyer me shumë bujari njëri-tjetrin. Si produkt i përbashkët dhe i ndërthurur; Gjirokastra me historitë, subjektet dhe bukuritë e saj dhe Kadare me mendjen dhe pendën e tij të artë, janë një projeksion i rrallë vlerash që josh këdo nga bota e madhe për të udhëtuar realisht dhe shpirtërisht, jo vetëm përmes imazheve fotografike, por edhe drejt universit letrar “gjiro-kadarejan”.



2 Komente

  1. T
    Ta kujtojme gjithmone VETEM te mirat !

    Ta kujtojme me Respekt " gjiniun " e penes shqipe.... Habi qe ska ditur te notoje mire ne pishinat kure ishte me pushime tek Vila e re e ish Mehmet shehut qe u ndertua ne Durres e ato vite..dhe tek shtepia e partise nuk luante mire pikponk apo Bilardo ! kure takohej dhe Eksploronte hyrjen ne ish Bllok, shetitjet naten dhe ne rrugiact e qehta te ish Bllokut ... dhe " gjiniu " i penes shqipe tregoi dhimbshuri per prishjen e fejeses me ish djalin, te dashurin e vajzes te tije, qe e Internoi ne Internim ! ...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ta kujtojme gjithmone VETEM te mirat !

      Ta kujtojme me Respekt " gjiniun " e penes shqipe.... Habi qe ska ditur te notoje mire ne pishinat kure ishte me pushime tek Vila e re e ish Mehmet shehut qe u ndertua ne Durres e ato vite..dhe tek shtepia e partise nuk luante mire pikponk apo Bilardo ! kure takohej dhe Eksploronte hyrjen ne ish Bllok, shetitjet naten dhe ne rrugiact e qehta te ish Bllokut ... dhe " gjiniu " i penes shqipe tregoi dhimbshuri per prishjen e fejeses me ish djalin, te dashurin e vajzes te tije, qe e Internoi ne Internim ! ...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje