"Në periferinë e Ismailandit"/ Vjen libri më i ri për Ismail Kadarenë në ditëlindjen e tij

28 Janar 2025, 11:33Kulturë TEMA

"Në periferinë e Ismailandit"/ Vjen libri më i ri

Sot, pikërisht në ditëlindjen e Ismail Kadare, me 28 Janar shtëpia botuese “Onufri” që ka botuar pothuaj të gjithë veprën e shkrimtarit të madh ka nxjerrë në qarkullim veprën më të re studimore për gjeniun e letrave shqipe.

Vepra quhet “Në periferinë e Ismaillandit” dhe mban nëntitullin “in memoriam Ismail Kadare” dhe vjen nga profesori dhe studiuesi i mirënjohur Matteo Mandala.

Matteo Mandala është profesor i letërsisë dhe gjuhës shqipe dhe drejtues i katedrës së Albanologjisë në Palermo të Italisë.

Matteo Mandala është ekspert i letërsisë arbëreshe dhe asaj shqiptare në përgjithësi por dhe dialektolog dhe specialist i kulturës shqiptare.

Ai e sheh Ismail Kadarenë si një prej xhevahirëve të rrallë të letërsisë botërore dhe më të madhin e letërisë shqipe. A.K./TemA

Lini një Përgjigje