
“Një herë e një kohë…”
Kështu nisin përrallat e shkruara dhe të kënduara.
Në këtë mënyrë nis edhe “përralla e gjatë e Shqipërisë së Enver Hoxhës”, shkruar nga shkrimtarja polake, Margo Rejmer.
“…parajsa u krijua në vendin më të përsosur socialist në botë.
Aty, ku gjithçka u përkiste të gjithëve dhe asgjë nuk i përkiste askujt.
Aty, ku të gjithë dinin të lexonin dhe të shkruanin, por ata mund të shkruanin vetëm çka merrte autorizim dhe mund të lexonin vetëm atë që miratonin autoritetet.”
Ndonëse ende nuk është sjellë në gjuhën shqipe, “Balta më e ëmbël se mjalta”, shkruar në vitin 2018, dhe përkthyer në anglisht një vit më parë ka në qendër shqiptarët, të cilët jetuan në periudhën komuniste.
Ngasjen për të shkelur në tokën shqiptare do ta kishte që një dekadë më parë.
“Asokohe jetoja në Rumani, por Shqipëria më shfaqej në tregimet e miqve të mi, si një lloj vendi ekzotik dhe paksa absurd”.
Kështu, Rejmer vendosi të lokalizohej në vitin 2013 në vendin tonë, për t’i grumbulluar vetë historitë.
Për Albanian Post zbulon sesi zbriti në terren, ku “fillova të flas me njerëzit, duke shkruar rrëfimet e rralla të tyre, sipërfaqësore, që shpesh mund të shkruheshin në një rresht të vetëm”.
Më herët kishte dëgjuar se “mund të përfundoje në burg për t’u ankuar se buka ishte bajate ose se domatet ishin të kalbura”.
Ajo thotë që, në këtë momente, kuptoi se “çfarë subjekti i jashtëzakonshëm ishte vetë Shqipëria”.
“E dija se po të mblidhja disa histori të sakta të vërteta, libri mund të ishte shumë i fuqishëm, sepse Shqipëria komuniste ishte një rast unik, pothuajse i paimagjinueshëm”.
Në vitin 2015, Rejmer, e cila është në profesion gazetare, u transferua në Shqipëri që të qëndronte përgjithmonë.
Në këtë periudhë, bën me dije ajo, rastësisht do të dëgjonte historinë e Fatos Lubonjës.
“Kështu do të ndryshonte rrjedha e librit tim, pasi kuptova se librin tim, të cilin fillimisht kisha në plan ta titulloja ‘Shqipëria për fillestarët’, duhet të kishte një titull tjetër, pasi duhej të fokusohej në histori nga epoka komuniste”.
Për Rejmer, dëgjimi i tregimeve do të kthehej në një varësi.
“Një tregimtar i mirë ka ndjeshmërinë e tij të veçantë dhe tregon përrallën e tij duke përdorur metafora, simbole dhe pika kthese – thjesht duhet ta drejtoni personin për ta nxjerrë atë dhe për të mbledhur të gjitha detajet”.
E pyetur se pse zgjodhi këtë mënyrë, shprehet se duhet të ishte e padukshme kur personazhet e saj flisnin.
Kjo pasi ishte tragjedia e personazheve, zëri i tyre që kishte rëndësi.
“Unë isha vetëm një xhami, ku ata faleshin dhe më vonë një redaktore”.
Por kjo nuk e ka ndalur autoren që të fusë, në mënyrë të fshehur, këndvështrimin dhe ndjeshmërinë e saj në kapitujt që janë krijuar për t’u lexuar si tregime të shkurtra, secili i bazuar në një imazh apo anekdotë të vetme.
“Gjatë shkrimit të këtyre kapitujve lirikë, në të cilët u përpoqa të kapja melodinë e propagandës apo të një balade popullore, pata rastin të ndihem sërish si autor i trillimit”.
Gjatë bisedës me Albanian Post, Rejmer zbulon se për të shkruar këtë libër, i është dashur të bisedojë me 300 “dëshmitarë të kohës”, ndonëse libri përmban vetëm 30 histori.
Për të finalizuar objektivin e saj, ajo thotë se udhëtimi nuk ka qenë fort i lehtë: ai kishte plot të tatëpjeta.
Ajo rrëfen sesi ka humbur një vit, duke u përpjekur të mbledhë histori në Tiranë, duke folur me njerëz nën moshën 40 vjeç.
“Ndonjëherë më dukej sikur po dëgjoja pa pushim të njëjtin tregim të kotë të debatit publik. Por më pas u transferova në qytetet më të vogla, si Shkodra dhe Gjirokastra, dhe kuptova se gjithçka kishte të bënte me gjetjen e personit të duhur, mjaft të ndjeshëm dhe inteligjent për të përshkruar të kaluarën me gjithë kompleksitetin e vet”.
Njerëzit nuk i besonin plotësisht kujtimet e tyre, por Rejmer thotë se e shihnin atë si një fëmijë – pasi edhe shqipja e saj ishte e çalë.
“Isha pak si një fëmijë 9-vjeçar, kështu që nuk përbëja kërcënim për askënd. Dhe isha fort e fokusuar në procesin e të dëgjuarit”.
Pas disa kapitujve të shkurtër me zërin e saj, Rejmer kalon në historitë e të mbijetuarve të Hoxhës, të treguara me zërat e tyre, zërat që u heshtën nën sundimin e tmerrit të Hoxhës, me autorin që shërbente si alkimisti i tyre gjuhësor.
Ky bashkëpunim tregimtar kërkon besim dhe një antidot artistik ndaj represionit dhe paranojës thelbësore për sundimin e Hoxhës.
Përmes kurimit dhe aranzhimit të aftë, Rejmer do të përmblidhte për lexuesin një përshkrim të plotë të atyre viteve të tmerrshme dhe më gjerë, duke përfshirë një vështrim të shkurtër të Shqipërisë së sotme dhe marrëdhënieve të tensionuara me të kaluarën e saj.
Këto shkrime sillini kur të vdesin ata që jetuan në vitet e socializmit. Paska ardhur në 2013-ën e shkruan për kohën e Enver Hoxhës, jeni në metro? Do thoshte Jovan Bregu.
Jo more jo,beni sa te doni shkrime kundra atij regjimi socialist,nuk mund t'a shkepusni dot nga ndjenjat e shqipetareve qe e perjetuan ne ate kohe.Nuk kishte as sundim as terror,as temerr siç do qe t'a paraqes Rejmer.Enver Hoxha ishte biri me i shtrenjet i popullit shqipetar se nga populli kishte dal dhe udhehoqi shqiperine per 50 vjete,duke punuar per shqiperine te cilen e mbushi me fabrika,uzina moderne,kombinate,beri nje buqesi te perparuar qe nuk ishte pare ne histori prodhimi 120 kv miser dhe 55 kv grur per hektar.Ndertoi shkolla dhe spitale ne çdo cep te shqiperis dhe falas,krijoi nje armate te tere me kuadro qe drejtuan me sukses ekonomine e vendit.Krijoi nje ushtri moderne qe ishte e para ne ballkan.Ai krijoi nje siguri te jetes se shqipetareve aq sa edhe gruaja kur delte nga puna ne oren 11 te nates,shkonte vetem ne shtepi e nuk guxonte njeri t'a prekte.Krijoi nje bashkim e vellazerim mes njerzeve qe zhduku ndasit dhe hasmerit.Edukoi nje rini per zili e cila punonte ne te gjitha veprat e ngritura dhe beheshin fejesa e martes me dashuri duke u ndar njehere e pergjithmon nga e kaluara feudale te fejesave qe ne djep.Enver hoxha beri dhe nje kryeveper te madhe ne dhenjen e te derejtave te grave ne barazim me te drejtat eburrave,sa gruaj merte pjes e zgjedhur ne forumet me te larta te shtetit.Zeri saj degjohej kudo si pjesa me e rendesishme e shoqeris njerzore.Ka edhe te tjera,kaq mjaftojn. Pse nuk flisni per keto,por u ka ngelur goja temere,terror,varferi etj mbroçkulla.Nuk eshte veshtire te flasesh,te shkruash ne libra e gazeta e te nxieresh pocaqilleqe, por imazhin e vertete te kohes se socilizmit nuk mund te nxihet dot.Ajo ishte nje kohe e art dhe ashtu do te ngelet ne mendjen dhe ne zemrat e shqipetareve perparimtar.
Të gjitha sa shkruan ti Vranakonti janë të vërteta. Por kjo ështê vetêm njëra anë e medaljes. Sepse ai regjim ishte vërtet tiranik. Një regjim qê i dënonte njerëzit edhe për një fjalë goje. Njê regjim qê hante edhe kokat e bijve të tij. Enver Hoxha ishte sa ëngjëll aq edhe djall. Pavarësisht se e transformoi vendin, shqiptarët mbetën përgjithësisht të varfêr. Aq sa edhe për një kile qumësht duhej të ngriheshe nê 3 të mëngjezit qê ta siguronje! Mishi me tollon! Zhvillim pati, por edhe varfëri dhe shtypje. Pra ishte një tabllo bardhë e zi.
"Vranakonti" lexo çfare ka shkruar "Katarakti". Te gjitha te verteta. Do te shtoja vetem kaq: shendetsia, arsimi etj. nuk ishin "falas". Ne pamjen e pare keshtu dukeshin. Por ishin parate tona, parate e popullit qe nuk i jepeshin ne rrogat aq te vogla. Nuk ka shtet ne bote qe t'i jape ato me siper "falas". Kudo mbahen me taksat e popullit. Ne na i merrnin parate pa na i dhene.
SIKUR të KOPJONTE ca revizionistët jugosllavë; të kuptonte se doktrinat e komunizmit ishin përralla; një liri mendimi; krijimi; lëvizje e lirë; Pa Tepelena, pa Space; pa pushkatime në kufi e gjetkë; pa lopë Balldushi, pa gënjeshtra për plane të realizuara 150 % !!! Dashuria nuk fitohet me pushkatime, por me motiv për të dashur...
Kjo Rejmorja qeka goce e qut,ene paska bo ene nji roman. Paska gjet njeres adapt per te treguar historite e komunizmit, njerez nen moshen 40 vjec. Kjo moshe i man men mire keto histori se i takon qe ne vitin 1990 te kene qene nen 10 vjec ene sic thone te vjetrit te vegjelit majne mend shume. Rejmore mezi po pres librin tat.