Kjo periudhë s’ka qenë aspak e lehtë për Klea Hutën. Disa javë më parë ajo postoi për udhëtimin në Ibiza ku tregoi se humbi valixhet dhe pësoi një lëndim gjatë zhytjes, vetëm pak kohë pasi kishte kaluar një infeksion.
Por problemet shëndetësore vijojnë të mbeten një shqetësim për moderatoren. Ditën e diel, ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me maskën e aerosolit dhe tregon gjithë kalvarin e shqetësimeve të këtij tremujori të vështirë.
Më duhet ta pranoj që këto 3 muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo Mërkuri në retrogradë, por të gjithë planetët u përmbysën. Nuk gjeta rehat sikur 1 javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura, mes i thyer, gjunjë të vrarë, trup e shpirt të sakatuar, streptokok dhe tani qershia mbi tortë: Covid. Kam 2 javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola e vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit. Dhimbja e kokës, e tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushesh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik me shiringë dhe prapë asgjë. E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë.
ajde lajm ajde... po ato kur do i vijne ksaj ..
E o mire, te shkuara. Te tjeret heqin me keq e s'i merr vesh njeri, vuajne ne heshtje. Juve qe postoni edhe per qurret imagjino si do silleshit sikur te kishit ndonje kancer, a te kishit humbur ndonje shtatzani. Picke e s'emes. Mos lini asnje rast pa ju ikur per publicitet.
duhet ti biesh gopit me shapke tre here ne dite para buke Klea dhe cdo gje do te rregullohet vete