Aktori i famshëm japonez ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

5 Dhjetor 2025, 12:21Lifestyle TEMA
Aktori i famshëm japonez ndahet nga jeta në moshën

Cary-Hiroyuki Tagawa, aktori i njohur për rolet e tij të paharrueshme në Mortal Kombat dhe The Man in the High Castle, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçe.

Ai vdiq në Santa Barbara nga komplikime të shkaktuara nga një goditje në tru, sipas konfirmimit të Rolling Stone.

I lindur në Tokio, Japonia, Tagawa u rrit në Kaliforninë Jugore, ku ndoqi shkollën dhe më pas Universitetin e Kalifornisë së Jugut.  Ai filloi karrierën në aktrim dhe zhvilloi stilin e tij të arteve marciale, Chu Shin. Një nga rolet e tij të para të rëndësishme ishte në filmin The Last Emperor (1987) të Bernardo Bertoluccit, i cili fitoi nëntë çmime Oscar.

Tagawa u bë i njohur më tej për rolin e tij si Shang Tsung në Mortal Kombat (1995), një portretizim që konsiderohet klasik.

Ai luajti gjithashtu në filma si Licence to Kill (1989), Memoirs of a Geisha (2005) dhe Tekken (2010), si dhe në seriale televizive si Nash Bridges, Miami Vice, Baywatch dhe Hawaii.

Në ekranin e vogël, roli i tij si Nobusuke Tagomi në serialin fitues të Emmy, The Man in the High Castle, mbetet ndër më të paharrueshmit.

2 Komente

  1. Q
    Qytetari

    U prehsh ne paqe mjeshter.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Cfar thu ka e njef ti qe ky ka qen mjeshter hahahaha I madhe je shok e ke pas asi se na myte

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje