Më shumë miliarderë se kurrë më parë

4 Dhjetor 2025, 22:00Lifestyle TEMA
Më shumë miliarderë se kurrë më parë

Numri i miliarderëve që po pasurohen përmes trashëgimisë ka arritur nivele rekord.

Kështu ka zbuluar një dokument i ri i bankës zvicerane UBS, raporton The Guardian.

Sipas raportit, këtë vit janë regjistruar 9 mijë e 919 miliarderë në mbarë botën – një rritje e jashtëzakonshme nga 2 mijë e 682 që ishin në vitin 2024.

Brenda kësaj rritjeje të ndjeshme të pasurisë globale, 91 individë u bënë miliarderë vetëm përmes trashëgimisë gjatë 12 muajve deri në prill, duke përfituar së bashku 298 miliardë dollarë.

UBS thekson se kjo është shifra më e lartë e regjistruar që nga fillimi i studimit në vitin 2015.

Mes tyre janë edhe gjashtë nipërit e manjatit aziatik të bojërave, Goh Cheng Liang, të cilët trashëguan secili aksione me vlerë mbi 1 miliard dollarë.

Përtej trashëgimtarëve, raporti evidenton se 196 miliarderë të rinj “self-made” dolën në skenë këtë vit, me një pasuri totale prej 386.5 miliardë dollarësh.

Sipas UBS, po hyn në fuqi një “transferim shumëvjeçar i pasurisë” që do të intensifikohet edhe më tej.

Vetëm në 15 vitet e ardhshme, pritet që brezat e rinj të trashëgojnë të paktën 5.9 trilionë dollarë.

Pjesa më e madhe e kësaj pasurie pritet të vijë nga SHBA, ndjekur nga India, Franca, Gjermania dhe Zvicra.

1 Komente

  1. P
    Patrioti socialist

    Me siguri eshte Km yne njeri nder keta miliardere .Kjo na ben krenar si komb por edhe na ngarkon me pergjegjesi se si tia shtojme akoma me shume pasurine qe keshtu te ndihemi edhe me krenare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje