Aktorja e njohur e humorit shqiptar rrëfen dramën: Të dy bebushat i humba, binjakët që i doja kaq shumë nuk ja dolën dot

24 Mars 2022, 16:34Lifestyle TEMA

Aktorja e njohur e humorit shqiptar rrëfen dramën: Të dy bebushat

Aktorja e njohur Delinda Disha pak javë më parë dha lajmin se së shpejti do të bëhej nënë për herë të dytë, e dy binjakëve.

Mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, dhe sot aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një lajm shumë të trishtueshëm. 

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja kaq shumë. Janë atje lart si dy engjëj ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot. Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, ka njoftuar aktorja.

Kujtojmë që kjo ishte shtatzënia e dytë për aktoren e njohur, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali 5-vjeçar, Desantini.

1 Komente

  1. S
    Sara

    Sa keq.... mos abuzoni me trupin o goca, se ja...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje