Aktorja mahnit fansat me ndryshimin e ri në pamjen e saj

31 Mars 2025, 16:57Lifestyle TEMA
Aktorja mahnit fansat me ndryshimin e ri në pamjen e saj

Millie Bobby Brown bëri një tjetër ndryshim në flokët e saj, pak ditë pasi u shfaq me një ngjyrë bionde në llogarinë e saj personale në Instagram. Ylli 21-vjeçar i “Stranger Things” ka shpërndarë një seri fotosh në plazh, e veshur me bikini, të shtunën, më 29 mars. Por ajo që zgjoi interesin e fansave të saj ishte pamja e saj e re. Në fotot, Brown duket se ka  flokë më të gjatë në një nuancë kafe. Këto imazhe ngatërruan disa nga ndjekësit e saj, ndërsa disa komentuan nën postimin e saj.

Ndaj mes komenteve që mori aktorja, një shkroi: Prit, nuk ishe bjonde? 

Megjithatë, shumica e njerëzve reaguan pozitivisht, me disa fansa që lavdëruan pamjen e saj: Uau, çfarë mbretëreshe; Ngjyra është më e mira për ty. Më pëlqen; vunë në dukje disa ndjekës, mes dhjetëra  komenteve të ngjashme, duke lavdëruar ngjyrën kafe të flokëve të saj, e cila mund të jetë një gjë e së kaluarës.

1 Komente

  1. d
    dori

    Ky qënka lajm i madh,punë baxhellash,kujt i plasi se si i ka flokët.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje