Nga Aurel Plasari
Z.Bill Gates shpall fundin e qenies njerëzore?
Z. Bill Gates ka deklaruar sheshit: brenda dhjetë vitesh qenia njerëzore nuk do të jenë më e dobishme për funksionet intelektuale!
Nuk është ndonjë hipotezë futuriste. Është program. Çfarë jeni, çfarë dini, çfarë transmetoni: të gjitha do të përthithen, do të automatizohen, do të zëvendësohen,. Një AI do të vendosë më mirë se ju, do të japë mësim më shpejt se ju, do të shërojë pa ju.
Në kohë e sipër që ju punoni, një makinë po mëson të kryejë punën tuaj. Në kohë e sipër që ju flini, ajo tashmë e bën më mirë punën tuaj.
Nuk është ndihmë, është zëvendësim. Dhe ky zëvendësim është tërësor: pa lodhje, pa kujtesë, pa ndërgjegje.
Zëvendësimi imponohet si normë e re. Inteligjenca nuk është më një dhuratë e rrallë për njeriun, është një burim falas, i kontrolluar nga ata që centralizojnë dhe kontrollojnë akcesin në të.
Pas kësaj bujarie digjitale fshihet vartësia më e mbrapshtë e njeriut në historinë e Kohës së Re: ajo që nuk shihet, sepse mendon ajo në vend tuaj.
Edukimi bëhet një ndërfaqe, mjekësia një protokoll, mendimi një seri algoritmesh. Nuk është më teknologji, është një rrëmbim pushteti! E pushtetit tuaj, të fëmijëve tuaj, të popujve.
Kur të kuptoni se çfarë keni humbur, mund të jetë tepër vonë për t'u kthyer përsëri në sipërfaqe. Sepse kjo botë post-njerëzore, që ju shitet si e pashmangshme, nuk është evolucion. Është një frakturë, një thyerje, një shkëputje antropologjike. Një shpronësim.
A është Inteligjenca Artificiale një plan satanik i Shtetit të Thellë? Edhe ky transmetim i drejtpërdrejtë me Mike Borowski-n në “Deep Geopolitics” mund të jetë një nga paralajmërimet e fundit përpara shkëputjes së madhe njerëzore.
https://geopolitique-profonde.com/.../intelligence.../...
Me duket se Njutoni ka percaktuar fundin e civilizimit njerezor ne vitin 2036.
Nastradini ishte plakur dhe po ruante lopen tek kulloste. Andej kaluan disa pasanike te veshur allafrenga dhe me xhepat plot me flori. I thone njeri tjetrit---a ta genjejme Nastradinin se eshte plak e ti presim lopen e te hame mish. Mire -i thane njeri tjetrit. Takuan Nastradinin dhe i thane, o nastradin e ke marre vesh se do bota po merr fund? Kur-ia ktheu Nastradini. Neser- i thane ata, Cfare te bejme i tha Nastra. Meqe nderrohet bota neser-i thane ata-ta presim lopen e te hame mish sot e te mos shkojme ne ate bote pa u ngop mish. Mire-tha Nastradini mori lopen dhe e theren sebashku. Ata ia bene njeri tjetrit me sy-qe e hengri plaku Nstradin. Nastradini iu drejtue atyre, na duhen dru me ba zjarr te madh qe ta pjekim mishin se ketu ka pak dru dhe nuk dalin. Pasaniket lane rrobat e shtrejta me parate e floririt neper xhepa qe benin sa 100 lope dhe shkuan per dru. Nastradini mori parate neper xhepa, i fshehu ne nje vend te sigurte dhe hodhi rrobat ne zjarr. Erdhen pasaniket me dru ngarkuar, poqen mishin e lopes , hengren sa munden duke qeshur e qesendisur Nastradinin dhe pas mesnate u ngriten per te ikur. Kerko rrobat, hic, Nastradin i thane ku jane rrobat se po ikim. I hodha ne zjarr tha se po fikej zjarri e ngelej mishi pa pjekur se ju u vonuat. Moooos i thane c'na bere ku do shkojme pa rroba e pa parate qe ishin ne xhepa. C'fare u duhen rrobat dhe parate pasi bota nderrohet neser, jemi pas mesnate edhe pak dhe nderrohet bota, me mire prisni rreth zjarrit sa te nderrohet bota.
Roli i njeriut në rruzullin tokësor nuk mer fund kurrë..... . Sado e përparuar të jetë teknologjia, është dhe do të jetë njeriu ai që do të jetë mbi teknologjinë..... IA është në telefonin tënd, profesor, mirëpo ti telefonin e hedh në lumë dhe bashkë me të edge IA.... . Njerëzit gjithmonë do të duan të hanë, të vishen, të kenë një banesë dhe shumë shërbime të tjera..... . Dhe për këto IA mund ta ndihmojë njeriun, por nuk e zëvendëson kurrë. IA nuk mbjell dot grurë, nuk bën dot beton, nuk shtron dot rrugë, nuk bën diga hidrocentralesh, nuk bën dot tunele dhe ura...... . Dhe po u zhduk qënia njerëzore, gjë e cila është shumë shpejt, pasi bota është ende e re, atëherë do të zhduket edhe IA. Pra, nuk ka IA pa njeri.
Hahahahahaha.... Ia ,ia ia ! Ka histori te shumta me televizoret e par ne vendin ton ,ku dilte gazetari dhe thonte mirembrema ,kishte nga ata qe ja kthenin pershendetjen,kishte nga ata qe pyesnin nese ai qe flet po na shikon ?! Kishte dhe nga ata ,qe kur degjonin zerin e tyre te ingjizuar ,trembeshin dhe thonin : na e moren zerin dhe na e futen ne nje kuti ,dhe dicka e keqe do na ndodh ! Edhe ju (ia) jeni i ngjashem me te vjetrit te cilet kuptonin vetem evolucionin Biologjik,perzgjedhjen natyrore ( riprodhimin e nje krijese te re nepermjet seksit) por evolucionin teknologjik ....baaahhh ,sic me thonte nje Grek para shum vitesh (ne shtetin ku kemi emigruar ),i cili kishte kuriozitet, por kur nuk e kuptonte temen per te cilen pyeste me thonte : jan germa te medhaja shtypi per mua,e veshtir ti kuptoj,me mir lere fare
Që nga vitet 60 -te po të shikosh me detaje çdo 10 vjeçar ka "qenë" fundi i botës për arsye të ndryshme nga klima gazi e nafta që kanë mbaruar disa herë
Ky tekst me tone apokaliptike që kërkon të zgjojë ndërgjegjen për rreziqet e Inteligjencës Artificiale, por e bën këtë me një qasje më shumë emocionale dhe konspirative sesa faktike. Ndërsa shqetësimet për teknologjinë janë të rëndësishme dhe duhen trajtuar me seriozitet, është thelbësore që debatet për të ardhmen e njeriut të mbështeten në analiza të balancuara, informim të saktë dhe reflektim etik.
Dhe vet bill gates ka investuar disa miliarda dollarë në AI vk me gjithë lajme