Sipas një raporti të publikuar nga e përditshmja britanike “Daily Mirror”, një nga vendet më të sigurta për t’u strehuar në rast të një lufte bërthamore është kompleksi Wood Norton në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo vilë, e cila në pamje të parë duket si një ndërtesë e zakonshme, fsheh një rrjet të madh tunelesh nëntokësore.
Fillimisht e blerë nga BBC gjatë Luftës së Dytë Botërore, Wood Norton ishte menduar si një bazë sekrete për transmetimet në rast emergjence. Vila ndodhet në zonën e mbrojtur të Worcestershire dhe mund të strehojë deri në 90 persona.
Aktualisht, ajo shërben për trajnimin e inxhinierëve të zërit dhe stafit teknik të BBC-së. Në rast të një lufte bërthamore, BBC ka deklaruar se do të vazhdojë informimin e publikut nga ky vend.
Përveç Wood Norton, në listën e katër vendeve më të sigurta për t’u mbrojtur janë dhe tre komplekse në SHBA: Raven Rock në Pensilvani, Peters Mountain në Virxhinia dhe hyrja e kompleksit Cheyenne Mountain në Kolorado.
Cdo shtet ka vende te sigurise larte jo vetem keto qe jep artikulli por si zakonisht Britania do te tregohet e para kudo …..edhe njeriu i pare ndoshta eshte krijuar ne Britani…!!!
Britanija asht djepi i botës perandorija ma e gjstë e gjithë kohrave .
Tunelet e Skraparit ore
U ftofshi ne bith me kete lajm. Ne vitin 1978, perfundoi Vendkomanda Qendrore e Ushtrise (ish reparti i Diko Zeqos). 110 dhoma nentoksore, prodhim uji, ajri dhe energjie te pavarur nga jashte tuneleve. Kapaciteti mbi 550 vete. Bunkeri ishte antiberthamor. Sot e kane kthyer ne hale, me falni, muze desha te them. Ndodhet perballe ish uzines te Antibiotikut.
Ka Shqiperia me shumice duke filluar nga Sazani dhe Karaburuni e deri ne alpet tona te ndertuar ne kohen e komandantit legjendare ndonese shpellari antishqiptari Bisturia e Sllobos fatkeqesi kombetare shkaterro gjithcka te gjendur mbi toke por malet nuk kishte fuqi ti gamori shpellare qe vodhi dhe vrau shqipetare nder mbi 3 dekada. Ju rrofte Sudja gomereve scipetare qe besojne te nje plak gamor shpellarre.
te pakten sqarojini keto fotot ilustruese se ajo qe keni nxjerre eshte stacion metroje ne stockholm (RADHUSET).....se do mendoje lexuesi qe eshte bunker jo per gje ......mero ziu me stafin per ibret .....