Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë.
Kolumbia, Brazili dhe Vietnami janë tre prodhuesit më të mëdhenj të kafesë në botë. Megjithatë prodhimi i kafesë po përballet me sfida serioze. Temperaturat e larta dhe reshjet e paqëndrueshme po ndikojnë negativisht tek bimët e kafesë.
Sipas studimeve deri në vitin 2050, gjysma e tokave të përshtatshme për kultivimin e kafesë mund të zhduken.
Ndryshku i gjetheve
Përveç kushteve atmosferike, fermerët po luftojnë edhe me sëmundje si “La Roya”, një lloj ndryshku i gjetheve që ka shkatërruar deri në 50% të prodhimit në disa rajone të Amerikës Latine.
“Më parë, një pemë kafeje prodhonte qindra kokrra. Tani mezi nxjerrim gjysmën. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë,” – thotë për DW Cristian Cano, kultivues kafeje në Kolumbi.
Kjo krizë ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në tregun botëror. Vetëm në vitin 2024 çmimi i varietetit Arabica u rrit me 80%, një nga rritjet më të mëdha në dekada.
Nga një kafe e lirë, në një kafe luksi?
Në Shqipëri kafeja nuk është thjesht një pije – është një traditë, një moment social dhe një zakon i përditshëm. Por çmimet kanë filluar të rriten ndjeshëm dhe shumë vetë pyesin: A po e humbasim “kafen e lirë” si pjesë të kulturës sonë?
Sipas Enri Jahajt, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe të Restoranteve, Shqipëria ka funksionuar për vite me një treg anormal të kafesë:
“Ne kemi qenë një treg i korruptuar në këtë aspekt, sepse nuk jemi prodhues dhe as pjekës të mëdhenj të kafesë. Shumica e kafesë që përdoret këtu është e importuar. Për vite me radhë, çmimi i kafesë në Shqipëri ka qenë më i lirë se në vendet e rajonit, gjë që nuk përkon me logjikën e tregut të lirë. Tani që rregullat janë përforcuar, rritja e pagave dhe taksave po sjell një ndryshim në treg. Kjo po ndikon drejtpërdrejt te bizneset, të cilat janë të detyruara të përshtatin çmimet, sepse kanë edhe koston e personelit. Rritja e kostove është një realitet i pashmangshëm,” thotë Jahaj.
Sa është rritur dhe sa pritet të rritet çmimi i kafesë?
“Brenda një viti çmimi i kafesë është rritur me 20%, dhe pritet të rritet edhe me 20% të tjera. Në Tiranë çmimi mesatar i një filxhani kafeje tashmë është 90-130 lekë, ndërsa në zonat elitare arrin deri në 150 lekë. Sipas parashikimeve gjatë muajve të ardhshëm çmimi minimal pritet të shkojë në 120 lekë, ndërsa ai maksimal do të mbetet në të njëjtat nivele”, shpjegon Jahaj.
A do të kthehet kafeja në luks në Shqipëri? Për momentin ajo mbetet ende një kënaqësi e përditshme për shumicën e shqiptarëve. Por me ritmet aktuale të rritjes së çmimeve, mund të vijë një ditë kur një filxhan kafeje nuk do të jetë më aq i përballueshëm sa dikur.
DW
Bo bo bo edhe kafen po na i risni , qe eshte e vetmja kenaqesi per ne te moshuarit ??? Nuk shkojme per dite ne kafene se aq mundesi kemi , por dhe kete mundesi po na e merni ? E vajtura per te pire nje kafe ne LOKAL qe tashti e kemi lluks na ben mire po aq mundesi kemi me keto pensione na ben te lumtur per nje ore qe mund te rime ne lokal e te pime nje kafe ??? Mesa duket edhe kjo mundesi Do na hiqet Po u rit kafeja Gjynah per ne te moshuarit ??? Nuk eshte ndonje vdekje , do ta pime ne shtepi , kemi pire tre kafe do pime dy kafe turke ???Ekspresi i lokalit eshte me i forte dhe me shije ?
O Xhaxhi! Edhe Un Xhaxh jom , boje sic e boj Une me disa pensionista te tjere qe e morim termusin me vete jo te mbushur me kafe po me Caj Mali dhe e kalojme kohen duke ecur ne ajer te paster nga Liqeni dhe nuk e kalojme kohen duke pi nje bisht filxhani kafe ne lokal
Shqiptaret shumica perdorin kafe dhe e pijne ne Lokale ! Evropianet e shijojne ne shtepi nje kafe ! dhe ne Lokale porosisin Caj Kamomil ose ndonje lloje tjeter.... Nje pjese normal jo te gjithe , nuk kane deshire te punojne , por ulen nga dy tre here ne dite ne Lokale dhe porosia eshte kafe kafe ! akoma nuk e kuptojne qe kafja e tepert i ben dem ne shendet ! Cajrat dhe uji eshte me i preferuar qe te pastron organet e trupit....
Shqiptaret shumica perdorin kafe dhe e pijne ne Lokale ! Evropianet e shijojne ne shtepi nje kafe ! dhe ne Lokale porosisin Caj Kamomil ose ndonje lloje tjeter.... Nje pjese normal jo te gjithe , nuk kane deshire te punojne , por ulen nga dy tre here ne dite ne Lokale dhe porosia eshte kafe kafe ! akoma nuk e kuptojne qe kafja e tepert i ben dem ne shendet ! Cajrat dhe uji eshte me i preferuar qe te pastron organet e trupit....
Në lokal realisht blihet shërbimi dhe jo kafeja. Tek makinetat kushton më lirë. Pastaj pi kafe turke në shtëpi. Ka edhe më lirë akoma, kafe elbi. Ata që vijnë nga koha e shkuar e dijnë mirë .
Komentusi Dikur : Mire na e kujtove KAFE ELBI eshte jo vetem me e lire por e shendeteshme sidomos per te moshuarit ? Por nuk e di a tregetohet Elbi ? Do shof ne dyqan dhe do ta filloj , mullirin e kafese e kemi ruajtur nga e kaluara keshtu qe Do evitoje kafen e importuar apo ekspres ??? Rofsh per kujtesen FL
Nuk ka pleqeri pa pire kafe, ajo bashkon pensionistet ne nje tavoline, te cilet me nje kafe kalojne gjusmen e dites duke lozur domino ose letra, pra eshte i vetmi argetim ditor.
Mjere pensionistet si do ta kalojne diten.