Gruaja japoneze,108 vjeç, shpallet berberja më e vjetër në botë

31 Mars 2025, 10:37Lifestyle TEMA
Gruaja japoneze,108 vjeç, shpallet berberja më e vjetër në

Shitsui Hakoishi është kurorëzuar zyrtarisht si berberja më e vjetër ende në praktikë nga Guinness World Records dhe LongeviQuest. Me një karrierë që shtrihet për gati një shekull, ajo vazhdon të punojë me përkushtim dhe pasion në sallonin e saj në Japoni.

E lindur më 10 nëntor 1916, Shitsui zbuloi dashurinë për këtë zanat në moshën 14-vjeçare dhe u nis e vetme drejt Tokios për të ndjekur ëndrrën. Ajo kaloi provimin zyrtar në moshën 18 vjeç dhe fitoi shpejt famë në industri. Në vitin 1940, së bashku me bashkëshortin, hapi sallonin e saj, por Lufta e Dytë Botërore e la pa shtëpi e biznes. Pavarësisht kësaj, ajo e rindërtoi karrierën nga e para dhe hapi një sallon të ri në vitin 1953, ku vazhdon të presë klientë edhe sot.

Më 6 mars 2025, Guinness e njohu zyrtarisht si berberen më të vjetër femër ende aktive. Edhe pse tani jeton në një shtëpi kujdesi, Shitsui vazhdon të punojë dhe planifikon të tërhiqet vetëm kur të mbushë 110 vjeç. Me një karrierë 96-vjeçare, ajo është simbol i pasionit, përkushtimit dhe qëndrueshmërisë, duke sfiduar çdo perceptim mbi plakjen dhe daljen në pension.

Lini një Përgjigje