Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, është akuzuar para disa ditësh nga autoritetet australiane për kultivim të kanabisit. Ai ka zgjedhur që të reagojë sërish në rrjetet sociale me anë të një videomesazhi.
“Të gjithë synojnë të jenë perfekt. Unë kam lindur në fund të viteve ’70 dhe të jetoje fëmijërinë tënde në vitet ’80… obobo… Gjithmonë na thonin: ‘Mos fol, ha çfarë të kemi vendosur ne përpara. Por atëhere lale, s’kishe shanse të gaboheshe, mos të guxoje të gaboheshe, sepse atëherë nuk ishe njeri, ishe turpi i familjes, turpi i fisit, turpi i shoqërisë, turpi i shkollës dhe turpi i lagjes. Si rrjedhojë, prindërit thonin: ‘Ky nuk është kalamani im. Nuk e kam edukuar kështu unë këtë’.
Prindërit tanë ishin perfeksionist. Ata po. Dhe jo të llojit që thjesht ta mbajnë shtëpinë pastër, se ajo dihet që kur vinin komshinjtë, vinte prova e dy gishtave, që nuk kishte laborator që ja kalonte testimit të tyre se kur ishte hera e fundit që i kishe marrë pluhurat në shtëpi. Perfeksionizimi ishte i tipit që një fjalë ta thoje gabim, prindërit nuk të flisnin me gojë një javë, madje nuk të shihnin me sy. Kalonin afër teje… Gjithmonë thoja: ‘Si ka mundësi që nuk më shkelin. Kalojnë kaq perfekt anash sikur unë nuk ekzistoj’.
E kështu ti rritesh me idenë që duhet të rritesh perfekt. Duhet të ecësh siç duhet dhe të sillesh siç duhet. Në fund nuk përfundon njeri, por një robot me ankth. Perfeksionizmi nuk është virtyt. Është një helm emocional, po me emër trendi. Nuk është ambicie vëlla. Nuk është sukses, por është një zë brenda kokës që të thotë gjithmonë: ‘Ti nuk je duke bërë akoma mjaftueshëm’, pavarësisht se ti ke dhënë gjithçka, edhe shpirtin. Ironia është që prindërit tanë nuk na urrenin, e kundërta. Ata donin që ne të ishim perfekt që bota të na vlerësonte, mos të na shkelte me këmbë. Po bota prapë të shkel me këmbë dhe e bën me buzëqeshje, të shkel me klas.
Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak!”, u shpreh Pupa në videomesazhin e tij.
O llum shko e dorezohu, e nxirr gruan nga burgu
Se clidhje ka koha e komunizmit me deshiren e Elvisit per tu pasuruar pa punuar, kete e di vetem Elvisi. Ne vend te pranoj si nje njeri me fame qe beri gabim duke dhene nje shembull pozitiv per shoqerine, fajson te tjeret.
.Mirë e ke . Ti më shit kanabis , Unë të shes mish me salmonelë , ai tjetri te na vere tritolin te dera shtëpisë . Kështu nuk i kemi borxh asnjërit . Shko mor zullap , mos na jep leksione jete , palaco cirku .
Po cfaj kemi ne qe i paske patur koqe prinderit?Gezoje jeten, qofte edhe ne burg, rendesi ka qe ke shpetuar nga prinderit. hajde shnet e byth te forta.
Ke te drejte vella!
Nje shprehje thote:" kur martohesh, behesh ose i lumtur ose fillon qe te filozofosh". Fati i tij qe te behet Filozof.
Shume hartim i bukur, po ne Australi kur do shkosh?
Përgjegjësia penale është, sigurisht, individuale. Nëse je dënuar për akuzat që janë ngritur, përgjegjësia të bie ty. Nuk je i veçantë sepse i qenke bashkuar edhe ti shumicës trutharë. Me shumicën trutharë s'merremi shumë. As me ty s'do merr shumë, por ja që na fton duke na u imponuar me video. Thua se s'na ke borxh. Por në fakt ke shumë borxhe. E para, ke borxhe si dikush që jeton në komunitet br nda të cilit ka ca vlera. Duke i shkelur ato, ke hyrë në borxh. E dyta, si njeri publik që ke përfituar nga dashamirësia e publikut. Duke zgjedhur atë profesion, ke hyrë në borxh E treta, zgjodhe të justifikohesh në "ekran". Duke bërë këtë, hyre në borxh. Por problemi është se si do i lash këto borxhe? Borxhin e parë ia lan Drejtësisë sipas ligjeve të saj. Borxhin e dytë duhet t'ia lash çdo shqiptari që të duartrokitur: kërko falje! Borxhin e tretë i detyrohesh çdo njeriu të ndershëm, çdo punëtori të pastër, çdo të riu që sakrifikon për të ardhmen e vetë me djersë dhe nder. S'kam fjalë të shpreh mllefin mbi këtë hall të madh që ka kapur një numër të madh të të rinjve nëpër botë. Tamam si busull e thyer. Dhe ti, tani e ke mundësinë që duke kthyer këto "borxhe" të çlirosh edhe veten tënde por edhe të ndihmosh brezat... Jo më busull e thyer.
Po mire, domethene sipas teje, Shqiperia apo shoqeria e pjerdhur ku Elvis dhe ne te tjeret kemi lindur e jemi rritur nuk na ka gje borxh? Kur nje lule nuk rritet, nuk eshte faji i lules, por i plehut/dheut, nderroji mjedisin dhe mund te lulezoje. Keshtu edhe me njeriun, ne jemi lindur e rritur ne nje shoqeri te pjerdhur, qe akoma nuk e ka marre veten, dhe nga nje shoqeri te pjerdhur mos prit shume lale, as nga te tjeret as nga vetja jote... po qe na ka borxh shoqeria e pjerdhur na ka shume, e fatkeqesia eshte qe Super plehrat (=politikanet=shkaktaret dhe ruajtesit e zellshem te shoqerise se pjerdhur) te 35 viteve te fundit i ke akoma ne televizion e gazete cdo dite... Sikur t'i kthenin ata njehere borxhet do ishte mire...
Çlidhje ka politika dhe politikanet me ndergjegjen e vet personit. Menyra e rritjes se brezit tone nuk ka te bej fare me cfare ka shprehur ky ne video. Ato qe thot ky ishte edukata familjare qe te rriste femijet me ndjenjen e punes, pastertis dhe rregullit. Nuk eshte justifikim, miles nuk ka te bej fare me te. Thjesht thuaj me pelqeu, gjeta rrug per te ber disa para te shpejta dhe kaq. Leri videot dhe perballu me pasojat e vendimit tend, jo I familjes dhe edukimit qe te dhane.