YouTuberi më i njohur në botë për sfidat dhe dhuratat gjigante, MrBeast, ka realizuar së fundmi një giveaway me shpërblim total prej 500,000 euro, të ndarë për 10 ndjekës fatlumë. Konkursi, i organizuar përmes një postimi në rrjetet sociale, ka marrë mbi 7 milionë komente, ndërsa vetëm 10 vetë u përzgjodhën rastësisht.
Mes tyre ishte edhe një emër shqiptar,Shqiprim Rexhaj, një i ri nga Kosova, i cili rezultoi fituesi i dhjetë.
Në një intervistë Shqiprimi rrëfen se nuk e priste një gjë të tillë dhe në fillim madje mendoi se ishte një shaka. Ai zbulon se nuk ishte ndjekës i MrBeast, por ishte vëllai i tij ai që e shtyu të merrte pjesë në konkurs.
Pas disa ditësh, një mesazh zyrtar nga ekipi i MrBeast e konfirmoi lajmin. Shqiprimi ndoqi të gjitha hapat për të marrë shpërblimin dhe thotë se këto para erdhën në momentin ideal: bashkë me vëllain kanë nisur një akademi për kurse gjuhësh të huaja dhe përkthime, dhe tani synojnë ta zhvillojnë më tej këtë projekt ambicioz.
"Gjithçka ndodhi papritur. Nuk më kishte shkuar mendja që do të zgjidhesha, por tani dua që çdo cent të shkojë për të ndërtuar diçka të qëndrueshme", – është shprehur ai.
Lini një Përgjigje