Presidenti amerikan Donald Trump u pyet gjatë një konference për shtyp nëse ka ndërmend të falë producentin e njohur muzikor Sean Combs, i njohur si P Diddy, pas vendimit të fundit për të falur yjet televizivë Todd dhe Julie Chrisley.
Një gazetar kujtoi një deklaratë të Trump të vitit 2012, ku ai e kishte përshkruar P Diddy-n si një mik të mirë, dhe e pyeti nëse kishte konsideruar ta falte për problemet ligjore me të cilat është përballur kohët e fundit.
Nuk më është bërë kjo pyetje më parë
-tha Trump, duke shtuar se e di që shumë njerëz e kanë përmendur një mundësi të tillë.
"Do të shikoja se çfarë po ndodh me të. Nuk e kam ndjekur shumë çështjen, megjithëse ka shumë raportime. Nuk e kam takuar apo folur me të prej vitesh."
I pyetur për marrëdhënien personale me reperin, Trump u shpreh se ajo ishte ftohur pas hyrjes së tij në politikë.
"Më parë më donte shumë, por mendoj se marrëdhënia u prish kur kandidova. Papritmas, lexova disa deklarata të tij kundër meje në media. Por kur je në politikë dhe bën atë që është e drejtë, nuk mund të jesh gjithmonë popullor. Unë mund të bëja gjëra të tjera që do më sillnin më shumë simpati, por ato nuk do të ishin të mira për vendin."
Trump theksoi se ndjenjat personale nuk do të ndikonin në një vendim të mundshëm për falje.
"Do të shqyrtoja faktet me kujdes. Nëse dikush është abuzuar nga sistemi, pavarësisht nëse më do apo jo, kjo nuk do të ndikonte në vendimin tim."-tha ai
Kujtojmë se Trump ka falur së fundmi Todd dhe Julie Chrisley, të cilët ishin dënuar për mashtrim fiskal në vitin 2022.
Ai i konfirmoi vajzës së tyre, Savannah Chrisley, se kishte ndërhyrë personalisht për lirimin e tyre.
Denimet mesjetare do ishin te pershtatshme per kte “mostren” - gjithmone nnese gjithecka eshte e vertete.
Nuk ka shans qe Trump ta fali kete monster