Mahmut Orhan në Tiranë: Një eksperiencë e veçantë me Curious X

31 Maj 2025, 11:59Lifestyle TEMA
Mahmut Orhan në Tiranë: Një eksperiencë e

E shtuna që lamë pas ishte ndryshe në Tiranë. Jo vetëm për muzikën e Mahmut Orhan, por për gjithë atmosferën që e shoqëroi. DJ i njohur solli ritëm dhe energji, por ishte përvoja përreth që e bëri natën të veçantë.


Në mes të turmës, Curious X, platforma e eventeve nga IQOS, kishte krijuar një hapësirë të kuruar me kujdes për të gjithë komunitetin e saj. Photobooth për kujtime, një make-up corner për ata që donin të rifreskonin pamjen për skenën, lojëra si Jenga, dhe mbi të gjitha, një zonë VIP me pamje fantastike nga performanca, të gjitha këto e kaluan eventin në një tjetër nivel.

Ishte një natë për të shijuar, për t’u ndalur dhe për të ndier pjesë e një komuniteti që e lidh muzika, stili dhe zgjedhjet e ndërgjegjshme.

Nuk ishte thjesht një koncert. Ishte një përjetim i plotë, ku çdo detaj kishte rëndësi. Dhe kjo është ajo që Curious X sjell çdo herë, jo vetëm një event, por një kujtim që mbetet.

 

Lini një Përgjigje