Një prej banoreve të “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur e viteve '90, Elinara Shehu, ka ndarë me publikun një përvojë traumatike që ka përjetuar si adoleshente, në kohën kur po bënte përpjekjet e para për të qenë e pavarur. Ishte vetëm 18 vjeç kur, gjatë pushimeve verore, vendosi të punonte në një butik për të mos qenë më e varur nga prindërit.
“Gjatë pushimeve të verës, doja të isha e pavarur nga prindërit. Fillova punë në një butik. Një ditë po prisja autobusin për në punë dhe një komshi më ofroi të më çonte me një mikun e tij. E njihja, përshëndeteshim çdo ditë nuk kisha pse mos ta besoja”, tregoi ajo në një moment emocional në shtëpinë e famshme.
Por ajo që dukej si një ditë e zakonshme, u kthye në një ngjarje që do të linte gjurmë të pashlyeshme në jetën e saj.
“Makina mori një drejtim tjetër nga ai i qendrës, dhe shpejt situata u bë e frikshme. Shoferi kishte një vështrim të egër. U ktheva dhe pashë komshiun tim, ai më bëri shenjë me gisht ‘shttt’. Më kërcënuan: ‘Do të të vrasim. Në atë moment e kuptova që duhej të veproja', kujtoi Elinara, e cila arriti të shpëtonte vetëm falë një akti të guximshëm.
“Hapa siguresën e makinës dhe u hodha nga makina në lëvizje. Rashë në rrugë pa ndjenja. Gjunjët, bërrylat, gishtat, ishin të gjithë të gjakosur. Por gjesti që bëra më shpëtoi jetën. Më mirë të humbja jetën, sesa të bija në duart e tyre.”
Ngjarja, sipas saj, ka lënë pasoja të thella psikologjike.
“Më ka lënë një traumë. Kishte shumë raste të përdhunimeve atëherë. Kisha frikë të dilja nga shtëpia. S’isha më e qetë, as kur isha vetëm, as kur isha me njerëz", tha ajo me zë të dridhur.
Për vite me radhë, Elinara nuk e ndau këtë histori me askënd, as me prindërit, nga frika se do i shqetësonte. “E mbajta për vete shumë vite.”
Hahahahah Ja terhoqe vemendje tashti…
Cfare kerkoni te tregoni me keto ngjarje te shemtuara? Cfare fitoni xhanem? Nuk harrohet, por nuk zhbehet. Te kishe vepruar ne ate kohe do ja vlente, se keqberesi do te merrte nje mesim te mire apo jo, perseri do te kishte me shume vlere se heshtja e deri tanishme apo deklarata sot. Eshte bere e modes qe femerat kane filluar te flasin kurre nuk ka asnje vlere. Mos ndoshta e beni per te terhequr vemendje, po cfare fitoni? Nejse, mendojeni vete, une nuk do e keshilloja te flasesh kaq me vonese, ose atehere, ose kurre.
Kjo një lloj si kiorios Laerti qe për një pjatë supë bën si nacionalist dhe e pranoi qe është Beqir
Keto te gjitha paskan shpetuar per pak nga perdhunimi, si kjo kengetarja me ate kengen Porno Porno me Kastron, ashtu edhe. Valbona me tre kopilat e saj. Si ka mundesi qe me te shkerdhyerat paskan shpetuar per qime?
Duhet shume guxim per tju kthyer plageve te tilla te se shkuares. I lumte. Shume njerez jane sjelle si egersira ne ato kohe. Te mendojme me te rinjte qe keto nuk jane shaka.
Çfar nuk shitet në ekonominë e tregut? Vetëm ajo që nuk e ke . Privatësia, është një nga më të përdhunuarat pa diskutim. Çdo gjë në këmbim të klikimeve ( parave).
Bushteri ...qe genjen ne emer te Temes edbe do te mar ndonje klikim
me sa duket se paske harruar vesin
Fqinj e bukur lozonjare Ç'mi ul sytë si petale Që për ty kendoj një keng, Le ta kuptojnë.