Dy emra të mëdhenj të ekranit turk, Halit Ergenç – i njohur nga roli legjendar në "Suljemanin e Madhërishëm" – dhe Riza Kocaoglu – një nga figurat më të dashura të serialit “Çukur” – janë dënuar me burg nga një gjykatë turke.
Lajmi ka tronditur fansat dhe industrinë e argëtimit: të dy janë shpallur fajtorë për dhënie të dëshmive të rreme në një hetim të lidhur me protestat e famshme të Parkut Gezi, që tronditën Turqinë në vitin 2013.
Çfarë ishin protestat e Parkut Gezi?
Për ata që nuk janë të njohur me ngjarjet: në vitin 2013, një grup qytetarësh protestuan ndaj shkatërrimit të Parkut Gezi në qendër të Stambollit për t’i hapur rrugë një projekti ndërtimi. Ajo që nisi si një protestë mjedisore u kthye shpejt në një lëvizje mbarëkombëtare kundër qeverisë dhe kufizimit të lirive demokratike. Protesta u përhapën në qytete të ndryshme dhe u shoqëruan me dhunë policore dhe qindra arrestime.
Çfarë lidhje kanë aktorët me këto protesta?
Në mesin e hetimeve për organizatorët e protestave, në vitet që pasuan, u përfshi edhe menaxherja e famshme e artistëve turq, Ayse Barim. Prokuroria e akuzoi atë se kishte ndihmuar në përfshirjen e figurave të njohura në protesta për të shtuar ndikimin publik. Gjatë procesit gjyqësor, Halit Ergenç dhe Riza Kocaoglu u thirrën si dëshmitarë në mbrojtje të saj. Ata mohuan lidhjet me organizimin e protestave apo përfshirjen aktive në to.
Sipas gjykatës, të dy aktorët kishin dhënë dëshmi të pasakta, duke fshehur faktin se ishin të pranishëm fizikisht në disa nga protestat dhe kishin kontakte të drejtpërdrejta me individë që u konsideruan organizatorë. Media turke raportoi se ekzistojnë pamje dhe komunikime që i lidhin ata me protestat. Me këtë bazë, gjykata i shpalli fajtorë për dhënie të dëshmive të rreme – një akuzë serioze që në Turqi dënohet me deri në 4 vjet burg.
Në gjyqin e fundit, ata u dënuan me nga rreth 1 vit e 8 muaj deri në 1 vit e 10 muaj burg secili. Por, gjykata vendosi të shtyjë ekzekutimin e dënimit për 5 vjet, që do të thotë se ata nuk shkojnë menjëherë në burg, por janë nën një periudhë prove. Nëse gjatë këtyre 5 viteve nuk kryejnë ndonjë shkelje tjetër, dënimi mund të anulohet.
Vendimi është pritur me kritika të forta nga publiku, sidomos në rrjetet sociale dhe nga komuniteti artistik. Shumë shohin këtë dënim si një përpjekje për të frikësuar personazhet publike që mund të kenë mendime ndryshe nga qeveria, duke i penalizuar ata për përfshirjen qytetare.
Kolegë të aktorëve, gazetarë, aktivistë dhe qytetarë të zakonshëm kanë shprehur mbështetje për Halitin dhe Rizan, duke theksuar se dhënia e mendimit apo pjesëmarrja në protesta paqësore nuk duhet të jetë shkak për burg.
Diktatori osman Rexhep Tahipi Erdogan arreston aktorin me te famshem turk ne bote se e kritikoi. Turqia nje hale diktatoriale e drejtuar nga nje islamist i krisur, me keq se Rrushqia e Putanes.
arestohen dhe denohen si qytetare turq qe kane kryer vepra penale dhe jo si aktore o Tru i Zi.
Cfare vepre penale mor derr, se ofenduan diktatorin sumperpjete qe kontrollon gjykatat? Erdokaka ka masakruar dhe ka rrasur ne burg gjithe kundershtaret politike o vemje.
Çfarë vepra penale kanë kryer , pse morrën pjesë në protestë kundër Erdoganit ? O të dhjefsha demokracinë e Turqisë . Në Shqipëri ka 12 vjet që nuk pushojnë berishistët me protesta , sharje e ofendime ndaj kryeministrit e nuk i prek askush . Edhe në rrjetet sociale , njerëz të zakonshëm shajnë e ofendojnë mbarë e prapë Ramën e nuk i gjen gjë . Kjo është demokracia , jo ajo e Erdoganit që i ka mbushur burgjet me kundërshtarë politikë . Nuk ka vënd demokratik në islamizëm .
Shoku "naltmadhnise" ky! Prisni, prisni...
Burgoset aktori me i njohur i vendit se ofendoi presidentin. Republika talibane e Erdoqenit.
Rrace muti.
Erdomuti po burgos dhe aktoret.