Nëse jeni mësuar me ditën 8-orëshe të punës, mbajeni frymën: Gjermania, vendi simbol i disiplinës dhe efikasitetit, po diskuton seriozisht idenë për ta zgjatur orarin e punës deri në 12 orë në ditë!
Kjo reformë vjen si pjesë e një plani të ri qeveritar të drejtuar nga kancelari Friedrich Merz, i cili kërkon më shumë fleksibilitet në tregun e punës dhe më shumë orë produktive në javë. Nga dita 8-orëshe, modeli pritet të zhvendoset në orë javore, duke i lënë kompanive dorë të lirë që ta shpërndajnë punën edhe në ditë më të gjata – deri në 12 orë e 15 minuta në disa raste.
Por jo të gjithë janë dakord. Sindikatat dhe aktivistët për të drejtat e punëtorëve në Gjermani e konsiderojnë këtë një kthim pas në kohë, duke paralajmëruar për rreziqe serioze për shëndetin mendor dhe fizik, por edhe për jetën familjare të njerëzve.
Një studim nga Fondacioni Hans Böckler thekson se orët e gjata të punës mund të rrisin rrezikun për aksidente në punë, stres, lodhje kronike dhe dalje të parakohshme në pension. Edhe Instituti i të Drejtës së Punës (HSI) ka dalë kundër propozimit, duke vënë theksin te kostoja që kjo mund të ketë për shoqërinë dhe ekonominë.
Ndërkohë, opinionet e qytetarëve janë të ndara: disa e shohin si një mundësi për të organizuar më mirë ditët e tyre dhe për të pasur më shumë ditë të lira në javë, të tjerë e konsiderojnë si një barrë të re në kurriz të punonjësve./Rheinische Post
Katastrofe...nje njeri nuk mund re punoje 12 ore. Pra pune gjume. Do rritet depression dhe probleme. Me reknologjine aktuale kjo nuk eshte e nevojshme.
Flasin per fleksibilitet, por nuk marrin KURRE ne konsiderate ATA te cilet do te jene ne qender te ketyre projekteve... punonjesin.Atehere, ka punonjes qe duan te punojne 20 ore ne dite, por ka edhe qe 6 ore u duket shume,per arsye te ndryshme, moshe, shendetesore familjare etj. qe seicili i di vete. E para, Perse per te gjitha keto, duhet te vendosin ligjvenesit, qe ne shumice te tyre NUK NJOHIN PUNEN, NUK U KA THENE Kush... "puna e mbare"!? Perse nuk vihet nje tavan i detyrueshem, ta zeme 6 ore, dhe per pjesen tjeter TA VENDOSE VETE punonjesi ne mirkuptim me punedhenesin? Kjo, e gjitha ne varesi te moshes e viteve te punes. Per shembull, nje 60-65 vjecar, duhet te JAPE te njejtin rendiment si nje 30 vjecar!! Perse te mos jepet mundesia e reduktimit te oreve pas nje fare moshe? Pastaj, nese ka deshire, le te punoje edhe 20 ore, por ama... jepi mundesi te zgjedhe pa e DETYRUAR te japé shpirtin deri 67 vjec... te punoje njesoj si nje 30-35 vjecar, dhe kur t'i kene mbetur 4-5 vite jete... per cfare i duhen me, kur gjithe rinine, gjithe jeten ja ka dedikuar punedhenesit apo shtetit.Fleksibilitet kur te pyetet vete i interesuari... perndryshe eshte nje TALLJE e madhe me jetet e njerezve.