Paga e ëndrrave dhe 250 ditë pushim, por askush s’e do këtë punë!

2 Qershor 2025, 13:24Lifestyle TEMA
Paga e ëndrrave dhe 250 ditë pushim, por askush s’e do

Tingëllon si puna e ëndrrave, por realiteti është tjetër.
Amalie Lundstad, një inxhiniere norvegjeze 29-vjeçare, punon në një nga pozicionet më të paguara dhe më të lakmuara në dukje, por që shumë njerëz preferojnë ta shmangin.

Ajo ka 250 ditë pushim në vit dhe përfiton një pagë që kalon 100 mijë euro, duke punuar në një platformë nafte në det të hapur pranë Bergenit në Norvegji. Turni i saj është i thjeshtë: 2 javë punë, 2 javë pushim. Koha e lirë i jep mundësi të udhëtojë nëpër botë dhe të jetë aktive në Instagram, ku ka mbi 90 mijë ndjekës.

Platforma ku punon është e pajisur me çdo komoditet: palestra moderne, simulator golfi dhe ambiente relaksi. Por gjithsesi, puna kërkon përqendrim maksimal dhe përfshin përgjegjësi shumë të mëdha. Një gabim i vogël mund të ketë pasoja të rënda.

“Puna është sfiduese dhe kërkon precizion të jashtëzakonshëm. Nuk ka ditë të njëjtë,” shprehet Amalie për mediat.

Me gjithë avantazhet, shumë njerëz nuk aplikojnë për këtë pozicion, për shkak të presionit dhe izolimit të platformës në det. E megjithatë, për ata që janë të gatshëm të përballen me sfidën, ky është një vend pune që i kalon edhe ëndrrat.

1 Komente

  1. G
    Gazeta Suma jo tema

    Me llogarite e ketij kellefit qe ka perkthyer me trute e bythes kete shkrimin i bie qe kjo vajza/gruaja te punoje vetem dy jave ne vit (250 dite pushim). Viti ka 52 jave. Dy jave pune dy jave pushim, i bie 26 jave pushim nga 5 dite java 130 dite pushim (me llogari). Ky lloj sistemi pune quhet FIFO (fly in, fly out). shume veta e bejne kete pune.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje