Publikohen fotot e pushimeve luksoze të të birit, kryeministri jep dorëheqjen

3 Qershor 2025, 11:33Lifestyle TEMA
Publikohen fotot e pushimeve luksoze të të birit, kryeministri jep

Kryeministri i Mongolisë, Luvsannamsrain Oyun-Erdene, ka dhënë dorëheqjen pas javësh protestash masive dhe nisjes së një hetimi për korrupsion, të nxitur nga foto të publikuara në rrjetet sociale që tregonin jetën luksoze të të birit. Këto foto, që bënë xhiron e rrjetit, tregonin djalin e kryeministrit dhe të dashurën e tij me çanta të markës Dior dhe blerje të shumta gjatë pushimeve me rastin e fejesës.

Këto pamje ngritën pyetje mbi burimin e pasurisë së familjes së kryeministrit, në një vend ku korrupsioni ka qenë prej kohësh një shqetësim.

Pavarësisht se Oyun-Erdene mohoi çdo përfshirje në afera të paligjshme dhe e cilësoi këtë si një fushatë shpifjeje kundër tij, ai humbi votëbesimin në parlament, shkruan A2 CNN. Nga 88 deputetë që morën pjesë në votimin e fshehtë, 44 votuan kundër tij, ndërsa 38 e mbështetën. Për të mbetur në detyrë, ai kishte nevojë për të paktën 64 vota nga 126 gjithsej.

“Ka qenë një nder të shërbej për vendin dhe popullin tim në kohë sfidash, përfshirë pandeminë, luftërat dhe tarifat”, tha Oyun-Erdene pas dorëheqjes.

Protestat, të udhëhequra kryesisht nga të rinj, kishin nisur dy javë para votimit në Sheshin Sukhbaatar të kryeqytetit Ulan Bator.

Sipas Transparency International, korrupsioni në Mongoli është përkeqësuar gjatë qeverisjes së Oyun-Erdene. Vendi u rendit i 114-ti nga 180 vende për transparencë qeveritare vitin e kaluar. Mongolia, e vendosur mes Rusisë dhe Kinës, po përpiqet të forcojë marrëdhëniet me Perëndimin. 

7 Komente

  1. .
    .

    Po piktori jone paguan nje bilete me dhjetera mijera euro per te pare finalen e Liges se Kampioneve dhe nuk i ben njeriu syri terr.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      Shko e pirdhu ti idiot! Kthehu ne shpelle, aty ku e ke vendin!

      Përgjigjjuni
    2. P
      Popi

      Nderkohë qe piktori vete me charter shikon ndeshje futboli basketbolli nga 5000 euto bileta dhe se rruan

      Përgjigjjuni
      1. P
        Ptuh

        Ky i shkreti jep doreheqjen per lukset e te birit. Kurse corapekuqi i Albanistanit pagoi 50 mije euro bilete per te pare finalen e Champions League, ku u ndeshen nje klub i Frances me nje klub te Italise dhe ku nuk shkoi ne stadium vet presidenti i Frances dhe kryeministrja e Italise, po u turr me vrap me charter idioti i gjate i Shqiperise se ai ka shume me pak pune se drejton alamet vendi.

        Përgjigjjuni
        1. H
          HAHAHAHAHAHAA

          Ka ca truthare roze qe genjejne qe avdallin tone e paska ftuar FIFA? se nuk kane cfare te sajojne. HAHAHAHAHAHA genjeshtrat ne hava. FIFA nuk fton kokat e shteteve ne kampionat klubesh por ne ndeshjet e ekipeve kombetare. Dhe kuptohet nuk do ftonte falas askushin e Shqiperise qe nuk ka lidhje fare me finalen e Champions League se nuk po ndeshej ndonje klub i dhjere shqiptar. Po ndeshej Parisi me Interin. Ne stadium nuk ishte Macroni, kurse mutrat e piktorit thone FIFA ftoi piktorin tone te shihte finalen e Liges se Kampioneve. Vetem liderin global ftoi edhe asnjeri tjeter. Hahahahahahah

          Përgjigjjuni
        2. a
          asd

          Edhe mongolet i kerkojn llogari liderve per qejfet. Te kishte qene kryeminister i Shqiperise ky jevgu, sdo e prishte gjizen hic. Edmuti i vetmi lider shteti qe shkon ne stadium te shohe drejtperdrejt finalen e champions league me 50 mije euro bileta. Lideret e tjere europiane e shohin nga televizori si gjith bota se kane popull dhe opozite qe i kerkon llogari. As vet Macroni dhe Meloni nuk ishin ne stadium po ishte avdalli i Shqypnise te bente tifo per interin qe u zhdep 5 me 0.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Do ket shkuar i biri i ketij te shohe finalen e Champions League

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje