Moderatorja e njohur Albana Osmani ka shprehur mbështetjen për kryebashkiakun Erion Veliaj. Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, Osmani shkruan se sot zgjedh të mbështesë Veliajn jo si një akt besnikërie personale, por si një deklaratë të parimeve: deri në momentin që drejtësia flet, njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij, jo për perceptimet apo klimën politike të çastit Në një demokraci funksionale, gjyqi moral nuk mund të jetë më i shpejtë se ai ligjor.
Albana Osmani shkruan se sot ajo zgjedh të qëndrojë me Lalin e besimin e saj në një shoqëri që kërkon të vërtetën mbi pasionin e momentit. jo si akt sfide, por si një dëshmi e besimit tim në një shoqëri që kërkon të vërtetën mbi pasionin e momentit.
Postimi i plotë:
Si një qytetare e ndërgjegjshme dhe e paanshme politikisht, e cila nuk ka ndërtuar kurrë karrierën mbi interesat e politikës, qëndrimi im sot nuk buron nga përfitimi apo aleanca, por nga një parim thelbësor: drejtësia dhe integriteti nuk duhet të maten me impulsin e turmave, por me faktet dhe të vërtetën.
Në këtë moment kritik, kur debati publik është mbushur me emocione të ndezura, pyetjae vërtetë nuk është thjesht mbi personin apo akuzën, por mbi mënyrën se si ne, si shoqëri, qasemi këtyre sfidave. A po kërkojmë vërtet drejtësi apo po shijojmë një spektakël të rrëzimit të një figure publike?Unë nuk i përkas asnjë force politike, nuk kam kërkuar e as përfituar ndonjë favor. Sot zgjedh të mbështes Lalin jo si një akt besnikërie personale, por si një deklaratë të parimeve: deri në momentin që drejtësia flet, njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij, jo për perceptimet apo klimën politike të çastit. Në një demokraci funksionale, gjyqi moral nuk mund të jetë më i shpejtë se ai ligjor. Nëse ka gabuar atëherë do të përgjigjet. Por deri atëherë, ndershmëria intelektuale na detyron të pranojmë se asnjë njeri nuk mund të shpallet fajtor pa një proces të drejtë. Dhe për këtë arsye, sot unë zgjedh të qëndroj me Lalin e besimit tim në një shoqëri që kërkon të vërtetën mbi pasionin e momentit. jo si akt sfide, por si një dëshmi e besimit tim në një shoqëri që kërkon të vërtetën mbi pasionin e momentit.
Po moj artiste po po... Po dënohet për ato që vjedh!
Sa mire bejne qe flasin hapur...dolen te gjithe kush e ka ngjyer gishtin ne qypin me tum te bashkise...na hapet barkun o sharabajga...
Kujt i plas çfarë thonë fshatarët.Ne duam të dimë nëse eshte hajdut dhe ka vjedhur apo jo.
Koncert te madh proteste, therrisni kengetare edhe nga bota shqiptare kudo. Sheshi Skenderbej te behet qendra e protestes me kenge e valle e fjalime kunder Spakut fashist.
cpret nga njerez dallakuke
Te lumte Arbana
Po moj llare po.Edhe ti si Eneda por s"po del me te na thote gje per Erionin .Hajduti edhe sikur te mos denohet e ka mbyllur ciklin.Eshte karte e djegur se te gjithe e tregojne me gisht. Nga shites fiku ne miliardier.Ec te vdeksha
E the shume mire Bana: nese ka vjedhur ,duhet te pergjigjet Dhe ai po pergjigjet duke vajtur ne burg. Ata qe percaktojne nese ka gabuar apo jo,folen Le ti leme kompetentet te bejne punen
O ALBANA STE BEJNE PERSHTYPJE 840.000 EURO BLERJE ONLINE...ME THUAJ NJE VEND TE BOTES QE NJE FAMILJE VETEM E SHOQJA HARXHON NJE SHUME TE TILLE...E KUPTOJ QE DO ME TALLESH KUR TA LEXOSH SEPSE TY DHE NJE BANDE SI TY JETONI ME PARE DROGE E KORRUPSIONI...PER TE MOS ALUDUAR PER DUBAI-N SEPSE TY NUK JE E TILLE ME SA E PERCEPTOJ UNE...POR SHQIPTARET DUHET TE ZBRESIN ME KEMBE NE TOKE E TE MENDOJNE ME LLOGJIKEN E FAMILJEVE ITALIANE ...FRANCEZE E GJERMANE ...LERI GREKET SE I KEMI INAT...SE NQS PUNOVE ME NDERSHMERI DHE PAGUAN TAKSAT NE MENYRE KORREKTE NE SHTET ..NUK KA BIR KURVE TE HARXHOJ TE TILLA SHUMA...QE BEJNE XHELOZ EDHE KRYBASHKIAKUN E NEWJORK-UT...POR KETU ESHTE BERE BRAND QE NGA I GJATI E DERI TE BAC SALA ...QE NJEREZIT QE PUNOJNE ME NDERSHMERI E RREGULLA SHTETERORE I QUAJNE BUDALLENJ E TE PAAFTE TE VJEDHIN E TE MERREN ME PUNE TE PISTA .. NUK MUND TE MARRESH RROGE DUKE PUNUAR NE TV SHIFRA QE JANE UTOPI EDHE PER PIPO BAUDO . . NUK MUND TE MARESH MAKINE 300.000 EURO DUKE PUNUAR EDHE ME RROGAT E BASHKIMIT EVROPIAN...MBARON BIRI I BOTES NJE QERRE ME SHKOLLE E DEL DOKTOR DHE I SHET PORDHE PACIENTI ME PORCHE....HEDH HANEMJA NE TIK TOK VIDEO NE RESORTE DIMERORE ME MASAZHE E SAUNA MILIONSHE NGA RROGA SI PREZANTUSE E ... VOICE AL....... BB....APO RASTI I SHRREKUT QE FITON MILIONA SE GRUMBULLON NE NJE STUDIO TE MENCUR E TE MARRE DHE SHESIN MENDJEN.... PO LEPURI FLE GJETIU DHE DAJE SEMI DHE OKSIDENTI KU DUAM TE ADEROJME NUK TA HAP PORTEN PER NJE SHTET QE PUNEN E KA NGATERRUAR ME HAJDUTLLEKUN ...PRANDAJ KY VEND DO TE BEHET VETEM KUR TE CMONTOHET MENTALITETI VJEDHES QE KA PUSHTUAR GJITHE SHTETIN...PRANDAJ KERKOHET SOLIDARITET ME SPAK-UN DHE ME TE GJITHE ATA QE UA BEJNE JETEN FERR HAJDUTEVE...shenim..IZRAELI KORUPSIONIN E QUAN TRADHETI NDAJ ATDHEUT...