Maye Musk, nëna e Elon Musk shënjoi pasarelën e Javës së Modës në New York duke mbyllur shfaqjen e Juzui me një fustan të gjatë xixëllues ngjyrë argjendi dhe një peliçe të bardhë.
Shtëpia e modës e quajti supermodelen 76-vjeçare “një mishërim të vërtetë të elegancës së përjetshme” që thekson forcën dhe bukurinë që karakterizon Juzui.
Maye ka ecur në pasarelat e Dolce & Gabbana, Christian Siriano dhe Philipp Plein në vitet e fundit, por Juzui ka një vend të veçantë në zemrën e saj.
Në sezonet e fundit, ajo duket se i ka rezervuar parakalimet e saj për drejtorin kreativ Taoray Wang duke përmbyllur shfaqjen.
Gjatë një vizite në muajin nëntor në klubin Mar-a-Lago të presidentit Trump ku shkoi bashkë me të birin, ajo zgjodhi një fustan të sezonit pranverë 2025 të kësaj firme, me mëngë të gjera dhe zbukurime gurësh të gjelbër në pjesën e jakës dhe belit.
Eloni me aq lek sa ka dhe em tufen e budallenjve edhe macen do e bej presidente. Rruga per sundimin e plote te botes vetem ka filluar.
ja pra pse Elon qenka me biri i mamit te mire