“Albania is Calling”! Trendi më i fundit në rrjetet sociale me të rinj nga e gjithë bota që vijnë për turizëm në vendin tonë

19 Qershor 2025, 15:39Lifestyle TEMA
“Albania is Calling”! Trendi më i fundit në rrjetet

‘Albania is calling”… “Shqipëria po të thërret”, është ky trendi më i ri në rrjete sociale që ka përfshirë të rinjtë nga e gjithë bota, teksa tregojnë nisjen e udhëtimit drejt shtetit kuqezi…

Nga aeroportet, deri te marrja e rrezeve në plazhe apo ecjet në malet e Shqipërisë, të huajt po ndajnë në platformat digjitale një ftesë për të vizituar tokën e shqiponjave.

Duket se një fushatë e re virtuale ka nisur për promovimin e Shqipërisë, këtë herë nisur nga vetë të huajt. Edhe pse njihet si një vend i vogël, por që vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e të rinjve ndërkombëtarë, të cilët veç jugut zgjedhin edhe të zbulojnë edhe kulturën dhe historinë shqiptare.


Teksa janë me mijëra likes, komente dhe shpërndarje online, duke ndezur kuriozitetin e të tjerëve për ti nxitur që pushimet verore ti kalojnë në Shqipëri.

4 Komente

  1. T
    Toni

    Pak e mga pak qypin...jo per nje here.....

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Më mirë do ishte të vinin për të punuar e jo për të pushuar

      Përgjigjjuni
      1. A
        Al

        Pse kshu? Smira? Te punojme ne qe tu marrim leket ne menyre te ndershme e pastaj shkojme pushojme ne. Ne, Shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi dmth.

        Përgjigjjuni
      2. a
        aleksander

        do vije nje dite qe do behemi si spanjollet qe nuk duan ti shofin me sy turistet, sepse do mbushet shqiperia me plera kudo, ne nuk reciklojme plera , plerat shqiptaret i hedhin buze lumenjve , qe s'ka burre nene ti pastroje perseri. prandaj eshte urgjence kombetare qe ç'do qytet te ndertoje djegesat e plerave, se do te qelbet shqiperia.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje