Një audio mesazh tronditës i aktorit të njohur Alec Baldwin ndaj vajzës së tij, Ireland Baldwin, është rishfaqur në rrjetet sociale, 17 vite pas regjistrimit të tij fillestar.
Komentet e forta dhe ofendimet e rënda të aktorit kundër vajzës së atëhershme 11-vjeçare kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një kapitull të errët të marrëdhënies së tyre familjare.
Zëri i Baldwin dëgjohet qartë në klipin që është bërë sërish viral:
“Nuk më intereson nëse je 12 apo 11 vjeç… më ke fyer për herë të fundit. Je një derr i pamend, një derr i paedukatë.”
Audioja u publikua në mënyrë të papritur në rrjet, pikërisht pak pas një postimi të Ireland Baldwin për Ditën e Babait, ku ajo dërgoi urime për partnerin e saj dhe babain e tij, por pa përmendur në asnjë moment babanë biologjik, Alec Baldwin.
Rishfaqja e mesazhit ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku shumë komentues e cilësuan sjelljen e aktorit si “emocionalisht abuzive” dhe “narcisiste”.
“Nëse babai i vajzës sime do të linte një mesazh të tillë kur ajo ishte 11 vjeç, do të isha në burg,” shkruan një komentues.
“Si mund të kesh një grindje me një fëmijë 11-vjeçar?” shton një tjetër.
Justifikimi i aktorit: “Ishte moment i errët”
Kur mesazhi u bë publik për herë të parë vite më parë, Alec Baldwin kërkoi ndjesë publike duke deklaruar se ishte shtyrë në ekstrem, pas shumë viteve të përballjeve ligjore për kujdestarinë me ish-bashkëshorten Kim Basinger.
“Kam kaluar një proces shumë të dhimbshëm largimi prindëror… më vjen keq që humba durimin me fëmijën tim,” u shpreh ai asokohe.
Ai shtoi gjithashtu se disa njerëz “do të bëjnë gjithçka për të prishur marrëdhënien time me vajzën time”, duke lënë të kuptohet se ishte një viktimë e manipulimeve në betejën për kujdestari.
Pas gjithë këtyre viteve, marrëdhënia mes Alec dhe Ireland Baldwin duket se ende nuk është rikuperuar plotësisht. Postimi i saj i fundit për Ditën e Babait, që shmangu çdo referencë ndaj të atit, shihet si një sinjal i qartë i largësisë emocionale që mund të mbetet mes tyre.
Ndërkohë, rikthimi i këtij audio-mesazhi shërben si kujtesë e fuqishme për ndikimin afatgjatë që fjalët mund të kenë në jetën e një fëmije edhe kur ato shqiptohen në zemërim.
Është e thjesht të reagosh me fyerje kundër babait për një fjalë të tillë por harrohet që një njeri emocionalisht I poshtëruar nga bashkëshortja e cila jo vetë përbuz dhe keqtrajton bashkëshortin por vë edhe fëmijët kundër babait... Këto nuk mund të kuptohen kollaj nqs nuk I kalon vetë apo ke parë njerëz të afërm që kalojnë kriza të tilla familjare. Shprehja e përdorur nga Alec nuk diskutohet që është e papërshtatshme por nuk mund thjesht të shkëputet nga rrethanat dhe duke mënjanuar njerëz të tjerë që kanë influencuar në këtë moment. Vetë aktori shprehet I keqardhur për të. Është çështja e tyre e brendshme dhe askush nuk ka të drejtë të futet hundët në të dhe të bëjë psikologun, priftin apo hoxhën... Gazetat duan klikime dhe gjithmonë do e gjejnë mundësinë për thashetheme. Botë llafazanësh!
Patjetër që çdo marrëdhënie ka emocionet, kujtimet, reagimet ndaj stimujve të së tashmes, ato që perceptojmë, ato që associojmë me të kaluarën dhe truri në bashkëveprim me inteligjencën fluide së bashku në bashkëveprim me inteligjencën kristaline nxjerrë konkluzione në formën e ndërveprimeve brënda sekondave duke bërë përllogaritje si supercompjutera të të gjith ngjarjeve të së kaluarës dhe duke dhënë rezultatin e duhur sjellor ndaj një ngjarjeje të caktuar. Me fjalë popullore qëndron shpreja "të martohem edhe njëherë di unë të nusëroi". Ndërveprim midis individëve ku ndërveprojnë shum stimuj ato vizual, marrdhënor, atë të kujtesës me të marrëdhënies, ato të një ngjarje të caktuar por më e rëndësishmja janë ngjarjet sesi vetë individi i përpunon infomacionet dhe sesi individi përpunon, përballon ngjarjet të së shkuarës atere dhe sot për shkak të vetëvlersimit të vetë. Aty edhe mund të shfaqin informacione që nuk janë të vërteta vetëm që individi të mbroi veten nga ripërsëritja e së shkuarës. Aty e bënë njeriu drejtësinë vetë ndaj padrejtësisë, në momentin që të tjerët kanë qënë një drejtësi e mohuar për të, për shkaqe të shumta, shoqërore, kulturore, sociale, integruese etj E rëndësishme është inteligjenca kristaline e cila zhvillohet me kohën,dija dhe individit nëse ky nuk ka pasur mundësinë të shfaqte inteligjencën fluide për shkak të padrejtësive, ajo inteligjenca kristaline në moshë të re akoma e në zhvillim, tashmë vetë kompetent mund të shpall vendime të së shkuarës, me një formë dhe një mënyrë të cunguar të cilat bëhen të dukshme pasi mbartin fjalime ca të vërteta, ca të sajuara, veprime të vështirësisë së përballjes, të vetëmbrotjes, një përzjerje midis nevojës ekstreme dhe dëshirës së vetëmbrojtjes dhe drejtësisë. Si shum raste kur shteti dështon ndaj individit për shkaqe të shumta, është një përballje e cila mund të shkoi dëm për individin. Individi diskriminohet, disfavorizohet, i bëhet një padrejtësi qoftë stigmatizohet padrejtësisht nga ana ligjore si fajtor kur nuk është, dëmtohet ekonomikisht, shoqërisht, nga ana arsimore, qoftë edhe individuale. Shteti i pamundëson rrugën e drejtë shoqërore, gjë që e garanton për të gjithë. Mundësia janë ekstremet kriminalizimi, stigmatizimi, këtu shteti dështon për herë të dytë dhe individi ka mundësinë për shkak të pengesave të përshatet dhe të mbaj përgjesi për fajet e të tjerëve. Por të mbash përgjesi ligjore për fajet e të tjerëve do të thotë të stigmatizohesh padrejtësisht duke kërkuar dhe duke u viktimizuar për siguri, se përgjegjësi je ti pa bërë asnjë gabim, asnjë faj. Sisteme shoqërore të tilla nuk duhen pranuar nga shoqëria, nga individët sepse herët a vonë nëse janë bërë padrejtësi ato do dalin në pah, dhe dëmi i shoqërisë do të vlersohet akoma më i madh. Gjykimi akoma më i dhimbshëm, "se drejtësia vonon por nuk harron". por kjo lë hapësirë për keqinterpretime sepse gazetarët nuk njohin ngjarjen, por ndërkoh kërkojnë sensacionin. Këtu puna gazetareske ndërkoh mund të jetë madhëshorë nëse ndikon pozitisht në drejtësinë e jetesës së individit, si një lloi ndihmës informusi për të riparuar padrejtësisë, gabimet e posteve në përgjesi. Secili prej nesh merr vendime, por disa vendime janë me rëndësi për ne edhe për të tjerët. Këtu kërkohet strategjia dhe methodologjia e duhur në mënyrë që vendimet të jenë në formën dhe mënyrën dobiprurëse, dhe të formësojnë individin si pjesë integrale dobiprurëse të shoqërisë.