VIDEO: Ambasadori britanik i drejton automatikun stafit, shkarkohet menjëherë

1 Qershor 2024, 09:05Lifestyle TEMA
VIDEO: Ambasadori britanik i drejton automatikun stafit, shkarkohet

Ambasadori britanik në Meksikë u shkarkuar nga detyra më herët këtë vit, pas një incidenti të pazakontë me punonjësit e ambasadës.

Tashmë është bërë publike edhe video e incidentit, ku ambasadori Jon Benjamin shihet teksa i drejton automatikun një punonjësi të ambasadës, i cili duket i tmerruar nga ajo që po ndodh.

Sipas medieve britanike, incidenti ndodhi teksa ambasadori ishte në një vizitë zyrtare në qytetet Durango dhe Sinaloa, qytete të njohura për influencën e karteleve të kokainës.

Sipas raportimeve, arma ka qenë e një prej shoqëruesve, ndërsa ambasadori Benjamin është duke “bërë shaka” me armën në dorë.

Një diplomat karriere, Benjamin u emërua në Meksikë në vitin 2021. Ai ka përfaqësuar më parë Qeverinë Britanike në Kili, Gana, Turqi, Indonezi dhe Shtetet e Bashkuara, gjatë karrierës së tij 35-vjeçare në shërbimin diplomatik.

2 Komente

  1. d
    dsa

    "Fake new's" eshte ambasodori rus dhe jo britanik.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zengjini

      Tek na, n venin e shqipove, kryministri nuk u drejto kallashin, por i hjek qafe me naj plum na çadra ose silolapsi pistolet e sun i hyn gem n kame. Najher, ma t dendun, i ço per gjah e qillo qy ata thyjn qafen tuj u xrru kerri me naj fush ene prap se rru kush.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje