Arrestohet Noizy në Lezhë, do ekstradohet në Kosovë

7 Gusht 2024, 09:08Lifestyle TEMA
Arrestohet Noizy në Lezhë, do ekstradohet në Kosovë

Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është arrestuar në Lezhë pas dhunës barbare ndaj një personazhi të Tik Tok disa ditë më parë.

Arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.

Policia e Kosovës e kishte shpallur në kërkim reperin Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy.

Ka qenë një pikë kontrolli në zonën e Kunës që kanë bërë arrestimin dhe me pas është marrë nga operacionalja e Tiranës.

Ai akuzohet se bashkë me disa persona të tjerë të grupit të tij, kanë dhunuar Muhamet Isenin, një personazh të TikTok-ut, nga Kosova, ngjarje e ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë.

Reagimi i Policisë

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e këngëtarit shqiptar Noizy (Rigels Rajku), i cili u arrestua në zonën e Kunes në Shëngjin, në bazë të një kërkese nga autoritetet kosovare.

Sipas të dhënave paraprake, së bashku me Noizyn është arrestuar dhe Bahtjar Bajraktari, i njohur me emrin e artit D.J. Crax, i shpallur në kërkim po për të njëjtën ngjarje në Kosovë, ku disa persona u përfshinë në një sherr të dhunshëm në një lokal në Pejë, ku mbeti i plagosur shtetasi Medi Iseni.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia "FAST Albania" në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor "Fast", kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”, shkruhet në njoftim.

Noizy dhe DJ. Crax në reagimet e tyre në rrjetet sociale për këtë ngjarje, mohojnë të jenë përfshirë në këtë sherr.

11 Komente

  1. B
    Borsh

    Perplaseni ne burg kete pleher dhe ate majmunin e sali lushes Te pakten nga 20 vjet Shteti duhet ti taksoj keto kriminel tallavaje

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bravo

      Larg qoftë se I duhen partive për vota. Na plasi ne te morali, partia do vota.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Artisti i Madh

      Keta lloj pseudoartistash e quajne veten Ufo. Kane te drejte se policia nuk i prek, sic ka ndodhur me pseudokengetare e pseudoaktore , si puna e Stresit qe eshte kapur disa here me droge e arme, por edhe kur kapen lihen te lire,se gjoja jane VIPA, ne fakt jane vetem ca surrogato qe ne sjellje e kulture qendrojne shume poshte njerezve te zakonshem.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koli

        Në vend që të uli kokën dhe të punojë, shpellarët nuk munden pae nxjerr koken! Rraseni në burg që mo mos ti bie ndërmend që shohin jo ti godasin.

        Përgjigjjuni
        1. T
          T

          Rrace muti injorimi I qytetarise jan kta shkerdhata me.dy klas shkolle.qe as emrin e vet sdin te shkrujne .analfabetet kan kohen e vet tani per ata eshte kjo koh .koha e kurvave dhe e injoranteve .

          Përgjigjjuni
          1. d
            dsa

            Nje gomar idiot si Noizy me disa kenge ma kap ta kap qe nuk njeh te fameshmen Celine Dionmendo cfare kulture ka, bashke me derrin tjeter rrugacin Stresi djali i nje plehre si Sali Luzha edhe burgun e bejne pis kaq te ndyre jane.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Duboviku

              Faqja e zezë e kombit Shqiptare, këta dhe shume te tjere, andej - kendej kufirit. Kriminel, hajdut, jashtqitje e elitave partiake qe çelbin popullaten.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Duboviku

                Faqja e zezë e kombit Shqiptare, këta dhe shume te tjere, andej - kendej kufirit. Kriminel, hajdut, jashtqitje e elitave partiake qe çelbin popullaten.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rezi

                  Sa shpejt futeni të shani ore të paudhë? Vajë halli t’ju kishte ndonjë borxh ç’do të bënit! Nuk jeni ju që gjykoni, është drejtësia, prandaj mos u gëzoni me gabimet e të tjerëve, se ju bie mbi kokë.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mara emigrante në Itali

                    Uaa pika po ky është artist i madh ka dalë në fushatë zgjedhore edhe me lalin që ka nuhatje për artistët shqiptarë. Të lirohet urgjent

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lupi

                      Bobo cfare surrati...

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje