Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle, janë fotografuar duke shijuar disa ditë pushimi në rivierën italiane, në bordin e superjahtit luksoz të regjisorit të famshëm Steven Spielberg.
Çifti i njohur, që kohët e fundit është përfolur shpesh për probleme martesore, u panë duke hipur në jahtin “Seven Seas”, me vlerë rreth 250 milionë dollarë dhe gjatësi 357 metra, por në ditë të ndryshme.
Sipas fotove të publikuara nga mediat ndërkombëtare, Spielberg e priti Michelle Obamën me krahë hapur të premten pasdite, ndërsa të shtunën në mbrëmje iu bashkua edhe Barack Obama, i cili mbërriti me një eskortë të plotë sigurie që përfshinte shërbimet italiane të inteligjencës, makina diplomatike, qen gjurmues dhe policinë ushtarake Carabinieri.
Gjatë fundjavës, Obamat kaluan kohë në kuvertën e jahtit së bashku me Spielberg dhe bashkëshorten e tij, aktoren Kate Capshaw, duke qeshur dhe duke shijuar ushqimin mes pamjeve mahnitëse të Portofinos. Në një moment, Barack u pa duke punuar në laptopin e tij, ndërsa Michelle shijonte atmosferën në kuvertë.
Pushimi i çiftit erdhi në të njëjtën kohë kur mbi 200 mijë njerëz u mblodhën në Glendale, Arizona, për të nderuar kujtimin e Charlie Kirk, bashkëthemelues i Turning Point USA dhe mik i ish-presidentit Donald Trump, i cili u vra më 10 shtator gjatë një aktiviteti në Utah Valley University.
Thashethemet për martesën e Obamave u shtuan më herët këtë vit, sidomos pas mungesës së Michelle në disa ngjarje të profilit të lartë, por ish-zonja e parë i hodhi poshtë këto spekulime në korrik, gjatë një episodi të podcastit të saj. “Nuk ka pasur asnjë moment në martesën tonë ku kam menduar të largohem nga burri im,” tha Michelle Obama./E.K
Burimi: New York Post
"Barack dhe Michelle Obama kapen mat në superjahtin 250 milionë $ në Itali ",ku është problemi i "KAPJES MAT" në këtë rast??a nuk kanë të drejtë të takojnë të njohur të pasur??apo duhet të takohen vetëm me bythëjashtër si ju që shkruani këtu ke mero??
Kapen mat? Hahahahaha. tramp po ben spektakel me korrupsion e duke shitur karlliqe qe nga kapelet deri te ca foto dixhitale ne internet ju kapet mat Obamen! Hahahaha
Budallenj gazetar. As te kopjojn nuk din as llogjik nuk perdorin. Por si eshte e mundur te mos perdorin fare llogjiken se 357 meter eshte nje distance relativisht e gjate per te ndertuar nje mjet lundrues. Nuk e kan iden cdo te thot njesi matese dhe te imagjinojne nje distance ne menyre virtuale. Ah moj politike cfare u ke bere atyre njerezve. Vetem kafet e dites din te numerojne
Nje shenje pikesimi eshte, nuk behet qameti :) , ani se e con shifren ne 10-fish :) :); kane dasht te thone 35.7 m....
aeroplanmbajtësja ford është 24 m më e shkurtër se ky jahti 357 m!!ajo është 333 m dhe në të përveç aeroplanëve nja 80,janë dhe nja 5000 njerëz. gazekarë nga e keqja!!
Qysh i kapën mat...? Duke bërë sex ne lulishte ?
Jevgu i degjenerimit ne Amerike po shijin shperblimin
ça të boj i shkreti,osht i martum!ma ka lon mua nonën tate!!dhe ja di për faleminderit!putanë të kalsit të parë e ke!!