Cardi B mbështillet me flamurin kuqezi, gjesti që ndezi rrjetin

23 Shtator 2025, 09:00Lifestyle TEMA
Cardi B mbështillet me flamurin kuqezi, gjesti që ndezi rrjetin

Reperja me famë botërore, Cardi B, ka surprizuar fansat me një gjest simbolik që i ka bërë të gjithë shqiptarët krenarë. Pas videos virale ku ajo bënte shaka me një djalë shqiptar për përkthimin e emrit të saj, artistja ka sjellë një tjetër moment që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Gjatë një eventi të madh, që mendohet të ketë lidhje me promovimin e albumit të saj më të ri “Am I the Drama?”, Cardi është fotografuar pranë një të riu shqiptar.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë detaji i veçantë: reperja është shfaqur e mbështjellë me flamurin kuqezi.

Ky veprim ka emocionuar fansat shqiptarë dhe është parë si një sinjal se lidhja e saj me komunitetin shqiptar nuk është thjesht rastësore, por po merr një dimension të ri. Çdo herë që Cardi B shfaqet pranë shqiptarëve, ajo ndez jo vetëm rrjetet sociale, por edhe krenarinë e një komuniteti që tashmë ndien pranë vetes një prej yjeve më të mëdha të muzikës botërore.

2 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    " ka surprizuar fansat me një gjest simbolik që i ka bërë të gjithë shqiptarët krenarë"më duket se ka bërë krenarë folklorin shqiptar,ose patriotët me bateri të skaduara!!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana

      Ti I ke baterite e karikuara per ne ferr, se ne shqiptareve te vertete, qe duam flamurin e tone dhe qe ndjejme krenari qe edhe te huajt e rrespektojne flamurin tone ndjehemi dy here me shume krenare... Dhe ty te te vije turp i madh qe ne vend qe ta pergezosh hidhesh nga inati , o antishqiptar i kenetes se trupit.!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje