
Nëse po kërkoni një foto simbol të besnikërisë është kjo.
Qeni po përcjell deri në fund miken e tij të pajetë.
Fotoja është shkrepur nga djali i zonjës që ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për Margo Magan, e cila sipas një prej 12 fëmijëve të saj ishte kushërira e parë e shkrimtarit Samuel Beckett.
Margo vdiq në 30 dhjetor në Spitalin Mullingar, County Westmeath, në Irlandë. Ajo ishte nëntëdhjetë e katër vjeç.
Mike Magan e ka bërë foton rrugës nga kisha për në varreza. Qeni e ndoqi makinën e funeralit deri në fund.
Si të ishte njeri, shfaqet plotësisht i vetëdijshëm për zinë dhe i pikëlluar.
Lini një Përgjigje