Bebe Rexha shkëmben puthje në buzë me një të moshuar, rrjeti shpërthen në komente

20 Shkurt 2026, 13:35Lifestyle TEMA
Bebe Rexha shkëmben puthje në buzë me një të moshuar,

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndezur entuziazmin e fansave duke lajmëruar publikimin e këngës së dytë nga albumi i saj të ardhshëm, “Dirty Blonde”, e cila do të dalë këtë të premte.

Projekti i ri titullohet “Çike Çike” dhe pritet me shumë interes, veçanërisht nga audienca shqiptare, pasi përmban vargje në shqip që tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale: Çike çike luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike.

Kënga do të vijë e shoqëruar me videoklip, duke e bërë “Dirty Blonde” një album vizual: të 13 këngët e tij do të publikohen secila me klip përkatës. Rexha ndau së fundmi një trailer të shkurtër në Instagram, duke rritur kureshtjen e publikut, dhe e shoqëroi videon me mbishkrimin provokues: Ku janë të gjithë k** e mia shqiptare.

Pamjet e para tregojnë një Bebe Rexha ndryshe nga herët e tjera, në një skenar provokues ku shfaqet në një raport flirtues me një burrë shumë më të moshuar, madje duke e puthur atë. Një detaj që ka tërhequr vëmendje është edhe tatuazhi me emrin “Bebe” në barkun e personazhit mashkull, ndërsa këngëtarja shfaqet me stilin e saj ekstravagant karakteristik.

Fansat tashmë po numërojnë ditët deri në publikimin e plotë, ndërsa pritshmëritë janë të larta që “Çike Çike” të shndërrohet në një nga hitet më të diskutuara të sezonit dhe një moment të rëndësishëm për lidhjen artistike të Rexhës me rrënjët e saj shqiptare.

4 Komente

  1. a
    avni rustemi

    Eshte Nard Ndoka me duket!

    Përgjigjjuni
    1. t
      tiku

      karikature

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xeni

        Lum o lum per baben tand. E te marrofte zoti oj cuc

        Përgjigjjuni
        1. .
          .....

          Po ben sevap

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje