Aktori i njohur amerikan Eric Dane, i famshëm për rolet e tij në serialet “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, ka bërë të ditur publicisti i tij.
Ai u nda nga jeta pas një beteje të guximshme me sëmundjen e Sklerozës Laterale Amiotrofike (ALS), e cila prek qelizat nervore përgjegjëse për lëvizjen e muskujve dhe njihet gjithashtu si sëmundja e Lou Gehrig.
ALS, e njohur edhe si sëmundja e Lou Gehrig, është një sëmundje e rrallë degjenerative që shkakton paralizë progresive të muskujve.
Ajo dëmton qelizat nervore që kontrollojnë lëvizjen, duke bërë që pacientët të humbasin gradualisht aftësinë për të folur, ngrënë, ecur dhe marrë frymë vetë.
Verën e kaluar, aktori. Eric Dane kishte rrëfyer për “Good Morning America” se diagnoza e kishte zemëruar, duke përmendur se kishte frikë se vajzat e tij mund ta humbnin në moshë të vogël, ashtu siç ai kishte humbur babanë e tij. Babai i tij vdiq nga vetëvrasja kur Dane ishte vetëm shtatë vjeç, shkruan BBC.
Dane lindi në San Francisko në vitin 1972 dhe debutoi në televizion në vitin 1993 në serialin “Wonder Years”, duke ndërtuar më pas një karrierë të suksesshme në film dhe televizion.
Pas ndarjes së tij nga jeta, kolegët nga “Grey’s Anatomy” dhe miqtë e tij i kanë bërë homazhe prekëse.
Kim Raver e kujtoi për energjinë dhe sensin e tij të humorit, Kevin McKidd i shkroi “u prehtë në paqe shoku”, ndërsa krijuesi i “Euphoria”, Sam Levinson, tha se ishte zemërthyer dhe e quajti një nder të punonte dhe të ishte mik me të./E.K
Lini një Përgjigje