Ben Affleck dhe Jennifer Lopez fejohen zyrtarisht për herë të dytë... pas 20 vitesh

11 Prill 2022, 16:14Lifestyle TEMA

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez fejohen zyrtarisht për herë të

Në dy dekadat e fundit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë qenë gjithmonë në qendrën e vëmendjes së mediave, jo vetëm për karrierën e tyre të pasur, por edhe për historinë e tyre, që me shkëputje domethënëse mund të cilësohet si një nga më të gjatat e Hollivudit.  

Dy “yjet” u takuan për herë të parë në 2001, në setin e filmit “Gigli”, film që nuk la shenjë në historinë  e kinematografisë, por siç ka thënë vetë Affleck, “ishte i rëndësishëm vetëm për faktin që pata mundësi të takojë Jennifer, një njeri shumë i rëndësishëm në jetën time”.

Nje vit më vonë çifti zyrtarizoi fejesën, ndërkohë që dasma e planifikuar në 2003 u shty papritur, fillimisht për shkak të angazhimeve të tyre, por në fakt për shfaqjen e disa krisjeve që në 2004 çuan në ndarjen e çiftit

Por ekzaktësisht 20 vjet më vonë, aktorët tashmë të pjekur në moshë dhe ndoshta edhe në qëndrueshmërinë e ndjenjave, rifilluan historinë e tyre, duke lënë pas martesat e tyre të mëparshme, me aktoren Jennifer Garner për 49-vjeçarin Affleck, me Chris Judd dhe Mark Anthony, pa folur për fejesën me sportistin Alex Rodriguez për 52-vjeçaren Lopez, në formë fizike të shkëlqyer.

Affelck dhe Lopez zyrtarizuan fejesën duke postuar foto të ndryshme, si dhe një video në rrjetet sociale, ku Lopez tregon unazën e fejesës. I gjithë Hollivudi pret tashmë dasmën dy dekada me vonesë, si një përmbushje të një historie dashurie, e denjë për skenarin e një filmi romantik.

 

5 Komente

  1. E
    Edhe un do ja beja Jelos

    Kush sdo fejohej me Ty my ta marrsha . S'klam Grencart un pa e shihnje tina

    Përgjigjjuni
    1. a
      aaaaa

      Pra sa me shpejt konsumoni perseri fejesen dhe mbas disa muajsh ndahuni perseri qe te keni mundesi kur te shkoni 75-80 vjece te fejoheni per here te trete Pra e treta e verteta.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edhe Un do ta bej...

        aaaaaaa, c'ka me te bukur jeta se Dashuria ? Asigjo . Me ate qe le gjurm ne zemer ,do fejohesha disa her gjithe jetes ,per te riperterire ate ndjenje si ate her te pare . E ke then bukur ne fjaline e funit . E treta e verteta ...

        Përgjigjjuni
    2. p
      pjatalaresi

      Sic duket Ben ka harxhuar paret ne kazino dhe kerkon te jetoje free tek ajo..Haa.....

      Përgjigjjuni
      1. s
        sabrima_ehhhh

        Koment pak seksist ! Ne fejesen e dyte burrat kane me pak tru dhe grate me shume gjoks. Ne te treten nuk do e mbajne mend ke kishin nuse/burre- Alzhaimer

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje