
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz kanë ndarë më shumë foto nga ceremonia e tyre e dasmës luksoze prej 3.5 milionë dollarësh, e cila u zhvillua në shtëpinë e familjes së aktores në Palm Beach të shtunën.
Të sapomartuarit ngarkuan një sërë imazhesh nga dita e tyre e madhe në Instagram.
Dasma luksoze që u mbajt në bregdet, në vilën e babait të Nicola Peltz, në Florida, mblodhi disa nga emrat e njohur të televizionit si Gordon Ramsay, Eva Longoria, Serena Williams.
Fustani i Nicola-s ishte stolisur me një simbol të syrit të keq dhe përfshinte një mesazh nga nëna e saj, ish-modelja Claudia Peltz. Ndërkaq dhëndri kishte veshur një smoking Dior për këtë rast.
Lini një Përgjigje