"Besoj te alienët, jam një jashtëtokësore...", habit aktorja e njohur në Festivalin e Filmit në Venezia 2025!

29 Gusht 2025, 16:55Lifestyle TEMA

"Besoj te alienët, jam një jashtëtokësore...",

Gjatë prezantimit të filmit të saj më të ri, Bugonia, në Festivalin e Filmit në Venecia, aktorja e njohur Emma Stone ka deklaruar se beson në jetën jashtëtokësore. Në një konferencë për shtyp, fituesja e çmimit Oscar u shpreh:

“Është mjaft narciziste të mendosh se njerëzit janë të vetmit në univers”.

36-vjeçarja nuk ngurroi të ndante bindjen e saj, duke thënë troç:“Po, e them hapur: unë besoj në alienët”. Madje, me humor iu drejtua gazetarëve: “Si jeni kaq të sigurt që unë nuk jam një jashtëtokësore?”.

Stone shtoi se besimi i saj lidhet edhe me një dimension më të thellë filozofik, të cilin preferoi të mos e zgjaste gjatë konferencës. Ajo foli edhe për sfidat që sjell perceptimi publik dhe ndjenja e largimit nga vetvetja:

“Të gjithë po përballemi me këtë sot, qoftë nga rrjetet sociale apo mënyra se si na sheh bota nga jashtë”.
Duke reflektuar mbi këtë fenomen, aktorja shtoi: “Të gjithë e kemi ndjerë kur dikush mendon se të njeh, ndërsa ti nuk ke pothuajse asnjë kontroll mbi këtë version tëndin ose siç e quaj unë, ‘avatarin tim publik’”. Për të ruajtur balancën, Stone tha se ndan jetën publike nga ajo personale:

“Ekziston personi që shfaqet në publik dhe ai që jam me miqtë dhe familjen. Janë në thelb e njëjta gjë, por kjo është mënyra ime për të qëndruar me këmbë në tokë”.
Filmi Bugonia, me regji nga Yorgos Lanthimos, sjell historinë e dy burrave të fiksuar pas teorive konspirative, të cilët rrëmbejnë një drejtuese të pasur kompanie, të interpretuar nga Stone, duke besuar se ajo është një alien që kërkon të shkatërrojë Tokën. Filmi bazohet në komedinë koreano-jugore Save the Green Planet! (2003).

Interesimi për projektin nisi që në janar, kur Stone u shfaq në ndarjen e çmimeve Golden Globes me një prerje flokësh pixie. Më vonë u konfirmua se, për një skenë të filmit, aktorja rroi kokën në kohë reale gjatë xhirimeve. Për revistën Vogue, ajo e përshkroi këtë përvojë si “shumë të veçantë dhe të bukur”.

 

8 Komente

  1. S
    SG

    Kjo Emma Stone, per mendimin tim, nuk beson tek asgje. Ajo thjeshte mundohet te behet interesante per para. Veprimet e saj qe rruan koken apo bythen, nuk tregojne se ajo i ben ato sikur ka pare aljenet, por per tu treguar interesante, njelloj si gjithe hipokritet ne bote.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ......

      informohu or mik ,ajo foto aty eshte ne filmin "bugonia" ku ajo luan rolin e nje CEO- je dhe ne te cilin ajo rrembehet pasi e kujtojne te jete alien......

      Përgjigjjuni
      1. A
        Al

        Lere te shgerryhet ne injorancen e tij ngjyre kafe…

        Përgjigjjuni
    2. M
      MR

      Me vjen keq se I paska ikur mendja.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        lexoje njëherë atë që është shkruar pas titullit!!ajo thotë se në këtë univers që njohim,është mburrje idiote të themi se jemi vetëm!ajo mbështet hipotezën se është e mundur të ketë jetë në univers,bile dhe jetë inteligjente!!vetëm kaq!këtë hipotezë e mbështesin shumica dërrmuese e shkenctarëve!punën e "alienëve"!?se ajo mund të jetë e tillë është thjeshtë humor!bazuar në filmin që ka luajtur!!

        Përgjigjjuni
      2. D
        Degelisi

        Budallenj ju qe shkruani per budalleqe te tilla

        Përgjigjjuni
        1. g
          ganiu

          Më duket se dhe ti bën të njëjtin budallallëk? Nëse do ishe i zgjuar, nuk do ta kishe lexuar as lajmin, e jo më komentet, e mbi të gjitha të bëje vetë një të tillë. 3 x budalla?

          Përgjigjjuni
        2. D
          Degelisi

          Komenti nuk eshte per komentiesit por shkruesin e ketij shkrimi. Cdo komentues ka opinion e tij/saj ashtu sic e mendom

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje