Aktori hollivudian habit me deklaratën: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht 2025, 12:41Lifestyle TEMA
Aktori hollivudian habit me deklaratën: Nuk shoh më filma, jam lodhur

Aktori i njohur amerikan, Denzel Washington, ka habitur fansat me një deklaratë të sinqertë gjatë një bisede me reperin A$AP Rocky dhe regjisorin Spike Lee. Dy herë fituesi i çmimit “Oscar” ka pranuar se, pavarësisht dhjetëra roleve të tij në kinematografi, ai vetë nuk i sheh filmat, as të tijtë, as të të tjerëve, shkruan A2 CNN. “Nuk shoh filma, vërtet nuk shoh”, tha Washington me humor, duke shtuar: “Nuk shkoj në kinema. Nuk shoh filma fare. Mbase sepse i bëj vetë, jam lodhur prej tyre”.

Kur Spike Lee e pyeti sa filma ka realizuar gjatë karrierës, aktori u përgjigj me shaka: “Shumë. Besoj rreth 50”.

Washington dhe A$AP Rocky do të shfaqen së bashku në filmin e ri Highest 2 Lowest, një thriller neo-noir me regji të Spike Lee, i cili pritet të dalë në kinematë amerikane dhe në AppleTV+ muajin e ardhshëm. Ky është bashkëpunimi i pestë mes Washington dhe Lee, që nga drama e vitit 1990 Mo’ Better Blues.

I pyetur për filmin e tij të preferuar nga bashkëpunimet me Lee, aktori tha: “Nuk kam të preferuar. Gjithmonë u them njerëzve: filmi im i preferuar është ai që do të bëj më pas. Nuk jam i interesuar për të kaluarën. Në fakt, nuk e kam parë Mo’ Better që nga premiera”. Ai madje pranoi se nuk ka parë asnjë nga filmat e tij nga fillimi deri në fund.

Ndërkohë, projektet e ardhshme të Denzel Washington përfshijnë filmin aksion Here Comes the Flood, një prodhim i Netflix, ku do të luajë përkrah aktorëve Robert Pattinson dhe Daisy Edgar-Jones.

2 Komente

  1. A
    Artan

    "Me humor", "me shaka", domethene nuk merret vesh a eshte e vertete apo jo.

    Përgjigjjuni
    1. k
      katundari

      Nje deklarate e sinqerte dhe kuptimplote, hollivudi dhe stusiot kinomatografike po bejne filme me permbajtje jashte realitetit dhe manipuluese, duke kthyer te gjitha personazhet e femijve nga te bardhe ne te zinj apo drakula trangjender qe po ja veshtiros shikuesit.... Tani heronjte jane kthyer vetem te zinj.....!!!!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje