Danimarka i thotë lamtumirë letrave të dashurisë, faturave dhe gjobave në letër. Më 31 dhjetor 2025, postierët e PostNord, kompania shtetërore që menaxhon shërbimet postare në Suedi dhe Danimarkë, do të ndalojnë përfundimisht shpërndarjen e letrave pas katër shekujsh aktivitet.
Në këtë mënyrë, Danimarka do të bëhet vendi i parë evropian që nxjerr në pension postën tradicionale.
PostNord ka bërë të ditur se duke filluar nga viti 2026 do të fokusohet vetëm te shpërndarja e pakove, një shërbim gjithnjë e më i kërkuar dhe në rritje falë përhapjes së tregtisë elektronike, që sjell fitime më të mëdha.
Bëhet fjalë për një kthesë historike. Që nga muaji qershor ka nisur edhe heqja e 1.500 kutive postare të kuqe, të zbukuruara me simbolin e kurorës daneze, të cilat do të mbeten vetëm një kujtim për t’u ruajtur në muze.
Arsyet e këtij vendimi kaq drastik lidhen me të dhënat: Danimarka është një nga vendet më të digjitalizuara në botë, e renditur menjëherë pas Koresë së Jugut sipas të dhënave të Digital Government Index 2023 të OECD-së.
Lini një Përgjigje