Bonuse për udhëtime dhe argëtim, sa është paga e presidentit amerikan?

22 Janar 2025, 12:00Lifestyle TEMA
Bonuse për udhëtime dhe argëtim, sa është paga e

Paga e presidentit të SHBA-së mbetet e pandryshuar për më shumë se 20 vite, duke u përcaktuar në 400,000 dollarë në vit, sipas ligjit të SHBA-së.

Kjo do të thotë se Donald Trump, si president i SHBA-së, do të marrë të njëjtën pagë si paraardhësit e tij.

Por kjo nuk mbaron këtu, kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë do të marrë gjithashtu 50,000 dollarë për shpenzime, 100,000 dollarë për udhëtime dhe 19,000 dollarë për argëtim.

Paga e presidentit është rritur vetëm një herë midis viteve 1969 dhe 2001, kur u dyfishua nga 200,000 në 400,000 dollarë.

Në anën tjetër, ish-presidentët amerikanë vazhdojnë të përfitojnë pension edhe pas përfundimit të mandatit, me një pagesë vjetore që aktualisht arrin mbi 200,000 dollarë. Ata gjithashtu mund të përfitojnë përmes angazhimeve publike, kontratave me mediat dhe aktiviteteve të tjera fitimprurëse.

Gjatë mandatit të tij të parë, Donald Trump vendosi ta dhuronte pagën e tij presidenciale për qëllime bamirësie, duke ndihmuar organizata dhe kauza të ndryshme gjatë kohës që ishte në detyrë.

4 Komente

  1. K
    Kris

    A i kemi te percaktuara shpenzimet ,bonuset dhe te drejt at personale te kryeministrit tone?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapajani

      Kris,,il pyet xhozefinen,,se ajo mban rekorde per udhetime pune,,me fal,,udhetime sume,,,i cop sharrabajke pazari,,,kryeministrit i takon se eshte kudo neper samite,,nuk eshte si non grata,qe nuk shkon dot as ne tropoje,,,ik fshi bycen tashti,,,

      Përgjigjjuni
    2. Roberto

      Kris ! Mos bej krahasime te tilla.Me ate page Trump fshin sumen. Nuk ka fare nevoje per to bile me sa di une perpara kater vitesh nur ka qene Presidenti i 45 i Amerikes nuk e ka marre rrogen qe i takonte. Po edhe Kryeministri yne normal qe do kete shpenzime se nuk do shkoje te takohet me udheheqesit boterore dhe te paraqitet si zgjebs para ty

      Përgjigjjuni
      1. luyi

        ...po prandaj shkon me atlete dhe tuta neper takime kryeministri yne,nga fukaralleku...

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje