FOTOT: Po ky tipi me pantallona të shkurtra, kush është?

21 Janar 2025, 10:30Lifestyle TEMA
FOTOT: Po ky tipi me pantallona të shkurtra, kush është?

Gjithë bota i kishte sytë dje nga Amerika, ku Donald Trump mori zyrtarisht detyrën si president.

Mijëra persona morën pjesë në ceremoninë e inagurimit të tij, ndërsa të pakët ishin ata “fatlumë”, që kishin ftesë për të qenë brenda ambienteve ku u mbajt ceremonia.

Njëri prej tyre, i befasoi të gjithë, sa të gjithë po pyesnin kush është ky tipi?

Ai u shfaq në ngjarjen më të rëndësishme jo vetëm për Amerikën, por dhe botën, me pantallona të shkurtra.

Personi në fjalë është senatori i Pensilvanisë, John Fetterman.

Ai ishte ulur në rreshtin e parë sikur po shkonte në palestër, jo në inagurimin e presidentit të SHBA-së, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

29 Komente

Lini një Përgjigje