ChatGPT i shkatërron udhëtimin çiftit spanjoll, momenti i tyre bëhet viral

18 Gusht 2025, 17:01Lifestyle TEMA
ChatGPT i shkatërron udhëtimin çiftit spanjoll, momenti i tyre

Një çift spanjoll është bërë viral në rrjetet sociale pasi humbi fluturimin e tyre drejt Porto Rikos, vetëm pse i besuan këshillave të ChatGPT-it.

Në një video që ka pushtuar TikTok-un dhe Instagramin, Mery Caldass shihet duke qarë me dëshpërim në aeroport, ndërsa i dashuri i saj, Alejandro Cid, përpiqet ta qetësojë. Dyshja kishin planifikuar të shihnin nga afër koncertin e Bad Bunny, por ëndrra e tyre u shkatërrua në momentin e fundit.

“Unë gjithmonë bëj shumë kërkime, por këtë herë e pyeta ChatGPT dhe ai tha jo,” dëgjohet Mery mes lotësh, duke iu referuar pyetjes nëse kishin nevojë për vizë për Porto Rikon.

Sipas tyre, ChatGPT u tha se nuk duhej vizë, por nuk i paralajmëroi se duhej ESTA (Sistemi Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit). Pa këtë dokument, stafi i aeroportit nuk i lejoi të hipnin në avion.

“I besova dhe ja ku përfunduam. Nuk i besoj më kurrë,” shtoi Mery, duke akuzuar inteligjencën artificiale për prishjen e pushimeve të tyre.

Ekspertët paralajmërojnë se raste të tilla tregojnë rrezikun e varësisë së tepërt nga AI, sidomos kur bëhet fjalë për dokumente udhëtimi dhe procedura zyrtare.

Megjithatë, ndonëse humbën udhëtimin e ëndrrave, çifti fitoi famë online: videoja e tyre është bërë trend viral, duke shkaktuar reagime të shumta, nga ata që qeshin me gafën, deri tek ata që shprehin keqardhje për zhgënjimin e tyre.

2 Komente

  1. o
    olaaa !

    rrota kari sa te duash mbi kete planet

    Përgjigjjuni
    1. i
      ilir

      Nje mesi m per ata qe "zvendesojne " logjiken e tyre dhe perpjekjet minimale per te lexuar e informuar me algoritmiken e Chatgpt....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje