Dhunoi vajzën e mitur të partnerit, procedohet penalisht TikTok-erja shqiptare

2 Maj 2025, 15:33Lifestyle TEMA
Dhunoi vajzën e mitur të partnerit, procedohet penalisht TikTok-erja

TikTok-erja Genta Gjalpi është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas publikimit në rrjet të një video ku shfaqet duke kryer veprime të dhunshme ndaj vajzës së mitur të partnerit të saj.

Policia njofton se po kryhen veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Gj., 35 vjeçe, pasi në një video të publikuar në një portal, duket se kryen veprime të dhunshme, kundrejt vajzës së mitur të bashkëjetuesit të saj. Po kryhen veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, njofton policia.

Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në market, shihet Genta Gjalpi dhe vajza e vogël pranë kasës së marketit duke bërë pagesën dhe në ato momente Genta e ka kapur vajzën nga flokët.

Më pas, vajza tenton të largohet ndërsa Genta në tentativë për ta kapur për dore rrëzohet, e ndjek duke e tërhequr nga bluza dhe e shtyn për ta nxjerrë jashtë ambienteve të marketit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, duke e konsideruar sjelljen e saj të papranueshme.

Për ngjarjen ka reaguar edhe nëna e vajzës, e cila shkruan: “Unë jam nëna e fëmijës në video dhe më dridhen duart nga ajo çfarë po shoh këtu. Ky njeri që ngre dorë mbi vajzën time, që ua lë në mirëbesim të atit, do përballet me ligjin!”.

 



 

5 Komente

  1. J
    Juli

    Aman more,asgjë si bëri !!!! Po po pooo cfarë lajmi !!!! Robt ku ti keni

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      Femijes tend edhe ja shkul veshin edhe ja kerrcet ndonje bythes kur e tepron, edhe pse duhet te jete ekstremisht e rralle dhe nese mundesh kurre. Dashuria e prindit eshte e pa lekundshme, e di prindi e di dhe femija kur fillon e kupton. Por femijes se tjetrit/tjetres nuk duhet ti lejosh vetes ta ndeshkosh fizikish edhe kur e tepron. Nese situata te tilla paraqiten, atehere partneri qe eshte dhe prindi i femijes duhet ta zgjidhi ceshtjen, dhe ne asnje menyre njerku/njerka.

      Përgjigjjuni
      1. a
        a.a

        ti shkulesh floket femijes se tjetrit te duket normale ty????? ajo ne publik i lejoi vetes keto veprime po ne shtepi? femija ato mban mend.. me keni rrahur thote edhe per nje dacke te vogel...

        Përgjigjjuni
      2. .
        .

        Almamadbullah ellahuekbar o Genta Margarina myslimane e devotshme qe te nxorren fotot ku te zhysnin tyten e pistoletes ne vrime te bythes. Kjo pike se pari duhet hetuar per trafikim femrash ne Dubai ku ka cuar disa vajza te showbizz, nder to dhe Nevina Shtylla.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hirra

          Ore po kur kane lindur keto mbiemra,Gjalpi,Tershera,Djathi apo per te nderuar identitet perdoren kesi soj llagapesh.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje