Kim Kardashian “shpëton” në bregdet mes dramës me Kanye West – fotot hot që po qarkullojnë në rrjet!

2 Maj 2025, 11:57Lifestyle TEMA
Kim Kardashian “shpëton” në bregdet mes dramës me

Ndërsa emri i saj përflitet gjithnjë e më shumë për konfliktin me ish-bashkëshortin Kanye West, Kim Kardashian ka vendosur të shkëputet për pak nga kaosi dhe të shijojë atmosferën verore.

Ylli televiziv është parë së fundmi në plazh, e veshur me një palë rroba banje të zeza që theksojnë format e saj dhe nuk i lënë vend imagjinatës. Në fotot e publikuara në rrjete sociale, Kim shfaqet duke pozuar e buzëqeshur, përkrah miqve të saj.

Edhe pse nuk ka zbuluar destinacionin e pushimeve, duket qartë se bukuroshja zeshkane po kalon çaste relaksi larg zhurmës mediatike. Ky udhëtim vjen në një kohë kur raportet me Kanye janë përkeqësuar ndjeshëm, sidomos pas vendimit të saj për të kërkuar kujdestarinë e plotë të fëmijëve të tyre.

Vendimi i Kim erdhi pas përfshirjes së vajzës së tyre North në një videoklip të Diddy Çombs dhe Kanye-t, pa miratimin e saj, një veprim që e ka acaruar edhe më shumë marrëdhënien mes ish-çiftit.

Lini një Përgjigje