Fedez dhe partnerja e tij, Giulia Honegger, janë rikthyer në vëmendjen e mediave rozë, pas zërave të rinj që flasin për një shtatzëni të mundshme të stilistes milaneze.
Pas thashethemeve që qarkulluan disa javë më parë, influencuesja italiane Deianira Marzano ka rindezur spekulimet, duke deklaruar se Giulia mund të jetë në pritje të një fëmije. Zërat u përhapën fillimisht në fillim të muajit janar, kur revista “Oggi” publikoi disa fotografi të çiftit gjatë pushimeve në St. Moritz.
Në fotot e publikuara, Giulia shihej duke mbajtur vazhdimisht një batanije rreth belit, një detaj që nxiti dyshime për një shtatzëni të mundshme. Sipas revistës, edhe miqtë e çiftit kishin nisur të flisnin për këtë mundësi.
Megjithatë, lajmi u mohua menjëherë nga vetë Giulia Honegger, e cila e quajti një thashethem dhe theksoi se nuk kishte asnjë të vërtetë pas tij.
Së fundmi, deklaratat e Deianira Marzano-s e kanë rikthyer sërish këtë histori në qendër të diskutimeve, duke nxitur një valë të re spekulimesh në rrjetet sociale dhe në mediat italiane.
Ndërkohë, Fedez vazhdon të jetë në fokus edhe për shkak të situatës së tensionuar me ish-bashkëshorten e tij, Chiara Ferragni, një histori që prej muajsh ka dominuar faqet rozë në Itali dhe ka mbajtur emrin e këngëtarit vazhdimisht në vëmendjen e publikut.
Fedez dhe Giulia Honegger janë një çift shumë i rezervuar, që kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen larg ekspozimit publik. Marrëdhënia e tyre u bë publike vetëm në korrik të vitit 2025 dhe, që prej asaj kohe, dyshja ka shmangur intervistat dhe daljet e shumta publike, duke ndarë me ndjekësit vetëm momente të rralla në rrjetet sociale.
Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga çifti lidhur me një shtatzëni të mundshme, por thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë dhe ta mbajnë Fedez në qendër të vëmendjes mediatike./E.K
Lini një Përgjigje