Komentet e Billie Eilish për tokën e vjedhur ‘ndezin’ rrjetin: Dorëzo vilën!

3 Shkurt 2026, 14:34Lifestyle TEMA
Komentet e Billie Eilish për tokën e vjedhur ‘ndezin’

Komentet politike të këngëtares Billie Eilish gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke hapur debat mbi qëndrimet e saj ndaj emigracionit dhe pronësisë së tokës në Shtetet e Bashkuara.

Eilish, e njohur për kritikat ndaj Agjencisë amerikane për Zbatimin e Ligjit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) gjatë administratës Trump, ngjiti skenën e Grammy për të bërë thirrje publike për protesta dhe angazhim qytetar.

“Sa mirënjohëse që ndihem, sinqerisht nuk besoj se ka nevojë të them asgjë, përveç se askush nuk është i paligjshëm në tokë të vjedhur”, tha këngëtarja 24-vjeçare teksa mori çmimin Grammy për Këngën e Vitit me “Wildflower”.
Ajo shtoi:

“Thjesht është shumë e vështirë të dish çfarë të thuash dhe çfarë të bësh tani. Besoj dhe mendoj se thjesht duhet të vazhdojmë të luftojmë, të flasim dhe të protestojmë. Zërat tanë kanë rëndësi, njerëzit kanë rëndësi.”
Eilish nuk kurseu as fjalën e fortë kundër ICE: “F*ck ICE!”, një koment që nuk u transmetua nga mediat. Këngëtarja ka reaguar edhe më parë ndaj ICE, duke e quajtur atë një “grup terrorist i financuar dhe mbështetur nga shteti”, pas vrasjes së Renee Good nga një oficer i agjencisë në Minneapolis. Ajo u bëri thirrje figurave të tjera të njohura të flasin pas rastit të Alex Pretti, i dyti brenda një periudhe të shkurtër:

“Hey, kolegë të famshëm, do të flisni apo jo?” shkruante ajo në “Instastory”.
Moderatori i ceremonisë, Trevor Noah, ironizoi situatën politike nga skena:

“Ky është Grammy që çdo artist dëshiron.”
Komentet e Eilish kanë shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale. Disa përdorues sugjerojnë që këngëtarja të dorëzojë vilën e saj luksoze në Los Angeles tek një fis amerikan ose tek një familje emigrantësh:

“Po nëse të gjithë shkonim në vilën e saj dhe thonim se do të jetonim aty tani? Është tokë e vjedhur, apo jo? Ajo nuk e zotëron”, shkruhej në një postim në X.
YouTuber-i Brandon Tatum shtoi:

“Ajo po relaksohet në kështjellën e saj në Hollywood Hills me roje të armatosur dhe një sërë privilegjesh. Nëse toka është kaq e vjedhur, dorëzo çelësat tek fisi më i afërt ose tek një familje emigrantësh.”

6 Komente

  1. S
    Shumë e vërtetë

    Racistët dhe nazistët e Amerikës i ka tërbuar e vërteta. "Nuk ka emigranttë ilegalë në një tokë të vjedhur" - tha ajo. Shumë e drejtë. Europianët kanë pushtuar 2 Amerikat; Australinê, Zelandën e Re etj etj dhe tani thonë kjo është toka jonë. Nuk lejmë të hyjë njeri!!!

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhelenski cifut

      Atehere kur do e liroje turqia kostandinopojen?

      Përgjigjjuni
    2. D
      Descartes

      Trump eshte idjot por keta liberalet majtist jane mortaja, keta e kan shkerrdhyer dhe po e shkerrdhejne kete bote... ka mbet politika ne gojet e ketyre lavireve

      Përgjigjjuni
      1. t
        ta-meshtes

        Jam shume dakort me analizien e situates socio ekonomike globale te Descartes

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asd

          Nese je ne llogore, me mire qello armikun perballe, jo shokun ne krah.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vari lesht

          Eshte per tu habitur kur njerez te pa edukuar dhe shumica pa diplome te shkolles se mesme jane bere te "zgjuar" dhe mundohen ti japin mend te tjerve. U eshte dhen statusi VIP dhe elit. Njerez te degjenuar, alkolizuar, droguar etj..etj.. dhe perdoren nga te tjer per te percjell nje "mesazh" popullsis jo se ashtu mendojne, po se ashtu u intereson qe te marrin vemendje dhe me shum lek. Lek qe perdoret per te vazhduar nje jet te cthurur dhe perverse ne festat e Pdiddy ose Epstin. Jo lek qe te ndihmojne kta emigrant illegal qe ktyre u dhemb zemra kaq shum.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje